Erion Braçe sulmon Ben Blushin
Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe i përgjigjet kolegut të tij Ben Blushi, duke theksuar se asnjëherë nuk e ke marrë seriozisht Partinë Socialiste, pasi ndryshe siç thekson ai, nuk mund ta shpërfillësh forcën e anëtarëve të saj. Braçe thotë se Blushi nuk i është bashkuar betejave opozitare sa PS-ja ishte në opozitë.
Reagimi i plotë në Facebook:
“A e mbani mend vitin 2009-të, zgjedhjet politike të vjedhura të atij viti?
A e mbani mend vitin 2009-të, listat e zgjedhjeve të vjedhura të atij viti?
A e mbani mend vitin 2009-te, votimin skandaloz te mijëra njerëzve që nuk kishin hyrë prej vitesh në Shqipëri, në zgjedhjet e vjedhura të atij viti?
A e mbani mend vitin 2009-të, listat me kriminelet ordinerë që dolën nga burgjet dhe, kontrolluan votimin në territore të caktuara ku pushteti i tyre ishte real, në zgjedhjet e vjedhura te atij viti?
A e mbani mend vitin 2009-te, numërimin skandaloz të fletëve te votimit te mbajtur si me siper, ne zgjedhjet e vjedhura te atij viti?
A e mbani mend vitin 2009-te, denoncimet tona me fakte e prova, me pas kërkesat tona, protestat tona, grevat tona, per te zhvilluar hetim mbi zgjedhjet e vjedhura te atij viti?
A e mbani mend vitin 2009-te, vendimin e qeverise se Sali Berishës për te mos hapur kurrë kutitë e votimit ne funksion te transparencës e me tej, djegien me benzine ne zjarr të të gjithë materialeve te votimit te zgjedhjeve të vjedhura te atij viti?
Po 2011-ën a e mbani mend?
Ndryshimin e rezultatit të votimit në tavolinë e në gjykate për 1/3 e popullsisë së vendit, ne zgjedhjet e vjedhura edhe te atij viti?
Siiii, nuk te kujtohet?
Aaaaaa, po nuk të kujtohet, sepse ti nuk ishte, ti nuk ishte sërish me ne, ti e quajte humbje vjedhjen e Sali Berishës dy herë rresht.
Ti nuk ishe as ne protestat dhe grevat tona për transparencën, për votën e lirë të kujtdo qe kushtetuta ja njihte si te drejte!!
Ti me vetëdije zgjodhe te njihje vjedhjen si fitore të Sali Berishës!!
Nuk eshte shaka!!
Keshtu duhet te kete ndodhur!!
E di perse?
Sepse ti gjithnjë nuk ke asgjë seriozisht, siç sot-ti tallesh me Partine, anëtaret e saj;
As qe e njeh ne fakt, ndryshe, nuk mund ta shpërfillje forcën organizative te kësaj Partie, nuk mund ta fyeje edhe nje here si përherë çdo anëtar te saj, te zakonshëm e të ndershëm, me një fjale-vetëm një fjale siç dje apo sot, por qe i kushton kesaj partie pa pushim, anëtarëve të zakonshëm të saj gjithnjë e me shume, siç përherë!!
Por ne e kemi seriozisht gjithçka;
E kemi seriozisht Partine, e kemi seriozisht lirinë ne te, e kemi seriozisht te drejtën e votës për çdo anëtar, e kemi seriozisht te drejtën e garës përmes votës se çdo anëtari!!
Sepse kurrë, te paktën unë por besoj edhe kolege te mi, nuk e kam vene e nuk do ta ve nje qellim personal karriere, mbi socialistet, qofte edhe mbi nje socialist te vetem, ashtu sic kurre mbi nje shqiptar te zakonshëm!!
Te tallesh, gjithnjë të kthehet një ditë pas!!”
KOHA JONË SONDAZH

