Braçe: Çfarë ka parasysh fëmija Basha kur përmend 1997-tën?

Nga Erjon Braçe –Çfarë ka parasysh Lylzim Basha kur përmend 1997-tën? “Kapitalizmin” informal, piramidal? Zevendesimin e gjithe sistemit financiar te Shqiperise, me skemat piramidale? Shitjen dhe zevendesimin e cdo pasurie, pune e te ardhurash prej tyre, me te ardhurat qe shtoheshin ne peme?

Vjedhjen masive te shqiptareve deri ne qindarken e fundit? Renien e sistemit politik ne Shqiperi permes dy pale zgjedhjeve te vjedhura hapur?

Burgosjen politike te opozites? Rregjimin policor e ushtarak te vendosur ne vend? Gjendjen e Jashtezakonshme, kufizimin dramatik te lirise se shprehjes dhe lirise se levizjes? Mobilizimin ushtarak dhe, venien e ushtrise nen kontroll politik te nje kaste kriminelesh qe drejtonin Sherbimin Informativ Kombetar?

Swiss Digital Desktop Reklama

Percarjen e forte krahinore dhe, mobilizimin ne veri per te shtypur qendren dhe jugun e vendit? Zgjedhjen e presidentit te Republikes Sali Berishes nen kete regjim ushtarak e kriminal?

Swiss Digital Mobile Reklama

Urdhrat kriminale per ushtaraket, me qellim sulmin deri bombardimin e qytetareve, infrastrukturave jetesore, shpallur kundershtare politike, vecanerisht ne jug te vendit?

Vrasjen e qytetareve ne proteste ne Vlore, Permet etj? Hapjen e burgjeve ne nje aleance politike me kriminelet me te rrezikshem te vendit per te shtypur qytetaret dhe kundershtaret politike, permes nje strategjie te pergjakshme ne te gjithe vendin? Hapjen e depove te armatimit kudo dhe armatosjen e bandave kriminale nen marreveshje e me tej, popullit per tu vetmbrojtur?

Vrasjen masive te shqiptareve ne nje konflikt me kriminele gjithfaresh? Shkaterrimin e tmerrshem te ekonomise kombetare ne menyre kapilare,  ne cdo sektor, perfshire edhe ate financiar? Apo thjesht, Xhaferrin, Vehbiun dhe pasurite qe u perfituan si frutat ne peme? Ç’ka ndermend ky femije qe nuk mban kurre pergjegjesi per ato qe thote?

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?