Braçe: Cmimi i naftës, jo për shkak të taksave por mungesës së konkurencës

Kryetari i Komisionit parlamentar të Ekonomisë Erjon Braçe ka reaguar sërisht përmes një komenti në Facebook në lidhje me cmimin e naftës në Shqipëri.

Deputeti socialist duke iu rikthyer edhe njëherë situatës në tregun shqiptar dhe cmimeve të shitjes thekson se ato nuk janë rezultat i taksave, por i mungesës së konkurencës dhe normës së lartë të fitimit të vendosur nga kompanitë që importojnë naftën dhe benzinën në vend.

Në këtë kuadër Brace i apelon institucioneve shtetërore për të ndërhyrë dhe ushtruar kontroll në mënyrë që të shmangen cmimet abuzive.

"E vërteta për cmimin e naftës dhe benzinës , taksat dhe cmimin përfundimtar në tabelat e pikave të shitjes!!

Për 1 litër naftë/ të dhënat nga dogana në datën 15 Janar:

Vlera e importit në Portin e Durrësit- 47,663 lekë

Tatimet dhe taksat;

Akciza- 37 lekë

Taksa e Qarkullimit- 27 lekë

Taksa e Karbonit- 3 lekë

Tatimi mbi Vleren e Shtuar- 22,933

Totali: cmimi 1 litër naftë të importuar (bashkë me kostit e transporteve etj) plus taksat dhe tatimet 137,596 lekë të reja 

Cmimi i naftës në pompë 167 lekë të reja, diferenca 30 lekë për litër.

Kjo diferencë, sipas tregëtareve janë shpenzime të brendshme dhe fitimi!!!

20% e vlerës së 1 litër naftë të importuar plus taksat!!!

Për 1 litër benzinë/ të dhënat nga dogana në datën 16 janar:

Vlera e importit në portin e Durrësit- 42,856 lekë

Tatimet dhe taksat: 

Akciza- 37 lekë

Taksa e Qarkullimit- 27 lekë

Taksa e Karbonit- 1.5 lekë

Tatimi mbi Vleren e Shtuar- 21,671 lekë

Totali: Cmimi 1 litër benzië të importuar (bashkë me kostot e transportit etj) plus taksat dhe tatimet  130,027 lekë të reja

Cmimi i benzinës në pompë 170-172 lekë të reja, diferenca 40 lekë për litër.

Kjo diferencë sipas tregtareve janë shpenzime të brendshme dhe FITIMI!!!

30% e vlerës së 1 litër naftë të importuar plus taksat!!!

Tani, disa të vërteta të tjera;

E para, shpenzimet e familjeve për nafte, benzinë e gas janë vetëm 3% e shpenzimeve familjare; nuk kanë qenë kurrë 10 %, pra janë vetëm 3 lekë në 100 lekë shpenzime;

E dyta, nuk jane taksat që frenojne uljen e cmimit; përkundrazi sic është verifikuar dhe gjatë muajve të fundit, cmimi në pompë është ulur pavarësisht taksave; sa herë ulet cmimi i importit të naftës e benzinës, për shkak të tvsh , ulet dhe vlera e taksave që paguhen.

E treta, vlera e taksave të paguara nuk është 1000 lekë të vjetra për litër dhe kjo verifikohet lehtë në doganë llogaria e së cilës është më lartë;

E katërta, mungesa e konkurences në treg mban të larta, sic i shihni normat e fitimit të kompanive të tregtimit të hidrokarbureve; kontrolli i tregut për të dy produketet nga vetëm 3 kompani , udhëzimi në fuqi që ka kthyer kompanitë e tregëtimit me pakicë në agjentë të kompanive të shumicës , të cilat përcaktojnë cmimet, cilësia jo standarde e naftës së tregëtuar, ka cënuar rëndë konkurencën dhe bën që në treg të kemi cmime të padrejta të naftës dhe benzinës!!

Këto cmime po pasurojnë tregëtarët që kanë nën kontroll tregun!!

Ndaj edhe një herë: institucionet shtetërore duhet të ndërhyjnë për të ndryshuar ligjet, udhëzimet, kontrolluar sasinë e cilësinë e naftës e benzinës në cdo pompë për të cliruar tregun dhe reflektuar plotësisht uljen e cmimit të naftës e benzinës!!", shkruan Brace në Facebook. 

SHKARKO APP