Braçe dhe Sula “përplasen” për foltoren në Kuvend: Aman le të flasë, se mos qan!

Seanca e sotme në Kuvend ka nisur me debate të forta mes mazhorancës dhe opozitës, lidhur me arrestimin e sekretares së përgjithshme të Ministrisë së Shëndetësisë.

Drejtuesja e seancës ia dha fjalën deputetit të PD, Dashnor Sula, por në foltore ishte dhe Erion Braçe, i cili me nota ironia tha se do t’ia lërë vendin, por me kusht që të mos qaje.

Pjesë nga debati: 

Felaj: Do ta lini zotin Sula?

Braçe: Po, por me një kusht që mos qajë

Sula: Sigurisht në këtë parlament çfarë nuk mund të presësh.

Kini një gjë parasysh, të gjithë në këtë dynja jemi të vdekshëm. Të gjithë do vijnë një orë dhe do japin llogari para zotit.

Doli ministrja i shëndetësisë këtu, të flasë pa letra. Po foli me letra sic i kishte shkruar. Po ti distancohu para se të arrestohej.

Keni krijuar grup parlamentar brenda në burg, deputetë, ministrja, drejtorë. Tani kemin gjetur një slogan. Ne i kemi dorëzuar.

Po e them prapë që ai SPAK duhet ti shtojë hapat përditë. Këtu ca nuk po ndodh. E dinë të gjithë. Shkoni nëpër bashkitë, kontrolloni tenderat. Nuk është kryer asnjë punë! Zoti ju dhëntë mendje .

SHKARKO APP