Braçe i ankohet Ramës: Koçua mungon në mbledhjet e Komisionit të Ekonomisë
Kryetari i Komisionit të Ekonomisë, Erion Braçe ka ngritur si shqetësim në mbledhjen e grupit parlamentar të PS-së, mungesën e deputetit Koço Kokëdhimi në mbledhjet e këtij komisioni.
Braçe ka kërkuar zëvëndësimin e Kokëdhimës nëse do të vijojë mungesat, pasi sipas Braçes ka deputetë të tjerë që duan të bëhen pjesë e këtij komisioni.
“Më sillni Kokëdhimën në Komisionin e Ekonomisë osë zëvendësojeni. Kokëdhima po bllokon punën e Komisionit, ka të tjerë që presin në radhë”, mësohet të jetë shprehur Braçe.
Ndërkohë nuk dihen arsyet e mungesave të Kokëdhimës. Superdeputeti është në telashe kohët e fundit, pasi rrezikon të humbasë mandatin nga Gjykata Kushtetuese.
KOHA JONË SONDAZH

