Braçe: I falimentoi Berisha, Basha në kërkim të lopëve

Deputeti socialist i zgjedhur në Lushnjë të qarkut të Fierit, Erion Braçe nuk e ka kaluar pa ironi takimin e fundit që kreu i PD Lulzim Basha ka bërë në fermat bujqësore në këtë zonë.

Braçe thotë se Basha ka bërë takime me blegtorët, të cilët i kishte falimentuar Berisha në tetë vitet e qeverisjes së tij, ndërkohë që premton se do të japë 100 milionë euro për ta sa të vijë në pushtet; Ja postimi i plotë i Braçes në facebook:

“I Falimentoi Berisha, Lyli në kërkim të lopëve. Marrëzia e mollëve në fushat e Tërbufit dhe gënjeshtra 100 milionë euro në dorë për bujqit. Të dyja nga Lyli.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sic ju paralajmerova qe te premten pasdite, vetem te djele-zyra e propagandes se Lylzim Bashes, nisi te transmetoje ne televizionin 24 oresh te propagandes, kroniken bujqesore e blegtorale te Lylzim Bashes ne Cerme Sektor….

Swiss Digital Mobile Reklama

Kur dhe si u ngritën këto biznese, pse dështuan dhe kur falimentuan. Ishte koha kur Sali Berisha e Lulzim Basha jepnin para per te mbjelle molle ne fushat e Terbufit!! Dhe i mbollen!!

Lopët nuk ushqehen me mollë Lylzim. Natyrisht qe ajo marrezi ishte shume e madhe, po aq sa genjeshtra me 100 milion euro ne dore ne vit!! Thene sa me siper, asnje sekonde nuk mendoj se bujqit e blegtoret nuk kane probleme.

Jo! Kane plot, ne po merremi me to por te pakten qumeshti po shitet, cmimi eshte me i larte sec ishte dhe ka nisur te funksionoje skema e kompesimit me 20% te vleres per cdo liter. Perseri, thene kete, asnje sekonde nuk mendoj se skema aktuale e subvencioneve per bageti, eshte trasnparente, funksionale e efikase. Kjo duhet te ndryshoje dhe te ndryshoje per mire!! Paratë më mirë të shkojnë për lopët se sa për Lylzimin”, shkruan Braçe në facebook.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?