Braçe: Ja pse jemi kundër nismës së LSI.
Deputeti socialist, Erjon Braçe, njëherësh edhe kryetar i Komisionit të Ekonomisë ka shpjeguar qëndrimin kundër të socialistëve ndaj nismës së LSI për koncesionet.
Duke folur për Ora News, Braçe tha se propozimi i tyre nuk rrit transparencën. Ai tha se duhet ndërtuar një proçes Qeveri-Parlament që në fazën e parë.
Braçe: Ka shqetësim të përgjithëm për koncesionet por unë nuk u pranoj dot atyre që po avokojnë këtë histori në parlament dhe jashtë saj që nuk e thonë se problemi më i madh në këtë vend është me kontratat koncesionare që ka kontraktuar qeveria e Sali Berishës. Të gjitha koncesionet për të cilat flitet dhe ka dhe zbulime të fundit siç janë zbulimet nga “Panama Papers” lidhen me konçesionet e Sali Berishës. Këtë nuk ua pranoj që të mos flasin dhe mos ta thonë këtë gjë.
Nuk kam ndryshuar qëndrim por jam i habitur si zoti. Vasili nuk e thotë njëherë të vetme që problemi më i madh i mundshëm sot është me kontratat e Berishës. Kemi pasur ballafaqim të gjerë. Ja kam thënë në sy propozimi juaj nuk e zgjidh problematikën. Një mori me koncesione kanë kaluar në Kuvend dhe janë sot më problematiket.Kjo sepse Kuvendi ka marrë vetëm rolin e noterit, ose përmbaruesit në fund fare sepse Qeveria ka sjellë kontratën, Parlaementi i ka thënë o mere- o lerë, për shkak se ka qenë i asaj mazhorancës vetëm i ka vulosur.
Për të rritur transparencën nuk duhet të bëjmë vetëm kaq sa thotë LSI, ja kam thënë në sy, duhet të ndërtohet një proces në parlament i përbashkët me qeverinë. Që në momentin që qeveria merr një propozim të papërkkuar nga një operator i inmteresuar apo të tjerë me radhë që ka bërë sundimin e kësaj gjëje, apo qeveria vendos të lëshojë me koncesion një shërbim apo investim publik duhet të vijë në Komisinin e Ekonomisë për shkak të risqeve që kostot e koncesioneve në disa raste bartin për buxhetin e shtetit dhe Komisionin përgjegjës të fushës ku jepet ky koncesion.
Marrëdhënia me parlamentin që qeveria thjesht sjell për miratim një kontratë nuk mund të ketë. Ka ndodhur deri tani dhe nuk ka sjellë asgjë. E ka bërë Berisha me Boden, janë aq problematike sa u morëm dy vjet me to dhe si prishëm dot. Kam propozuar të ndërtohet një proces mes qeverisë dhe parlamentit që në fazën e parë.Pasi bëhet seanca në Parlament të ndiqen procedurat. Për votim po të duan ta sjellin në Kuvend, po të duan mos ta sjellin fare.
Kufizimi deri në 35 vite për koncesion
Lidhur me kufizimin me 35 vjet, Braçe tha se kufiri nuk mund të vendoset apriori, pasi duhet një analizë ekonomike.
Braçe: Është pak si i madh, vendosja apriori në ekonomi i afatit të koncesionit do penalizojë shkuarjen përpara në veprimtari të tilla. Është i lidhur me kostot dhe rikthimin e kostove për kompaninë që merr përsëipër të investojë përmes koncesionit. Vitet janë në funksion të shlyershmërisë së kostove që ka investuar. Ka një analizë ekonomike në bazë të cilës vendosen vitet, nuk mund të vendoset apriori.
Letra e Vasilit për bujqësinë dhe përgjigjia e Ahmetaj
Braçe: Dogana shqiptare mbyllet kur ikën makina e fundit me eksport. Është bërë ballafaqim i qartë mes doganës dhe Panaritit. Nuk ka një problem në harkun e një viti e gjysëm. Nuk di se çfarë do zgjidhë Ahmetaj meqenëse e ka marrë përsipër ta bëjë shërbimin nga 24 orë në 25.Ky shqetësim nuk qëndron. Tani për Maqedoninë, nuk është shtet funksional, sjellja ndaj eksportuesve shqiptarë e dëshmon më së miri. Është në kundërshtim me çdo marrëveshje ku bëjmë pjesë. Maqedonia duhet zgjidhur me reciprocitet deri më një. Nuk kemi asnjë arsye pse duhet të sillemi si lutës, duhet të na ketë përballë. Gjuha me të lutur në Maqedoni nuk zgjidh asgjë. Maqedonia ka marrë produkte shqiptare, i ka paketuar dhe i ka shitur si produkte të veta lart e poshtë.
Vendimi i Byrosë, Braçe: U dënova sa ata që më agresuan fizikisht
Braçe: Vendimi ndaj meje nuk mund të jetë i ndarë nga të tjerët. Por sot njerëz që shkëmbëjnë fjalë në sallën e Kuvendit u vunë në të njëjtin rang dhe u dënuan po njësoj me njerëz që agresojnë fizikisht, që janë krejt të ndryshme. Mund të shkëmbesh dhe fyerje, por nuk është e njëjta gjë me ata që vinë dhe sulmojnë fizikisht. Mora dënim po aq sa agresorët e mi fizik. U vura në të njëjtin rang me Arben Ristanin që ishtë pikënisja e këtij sherri në sallën e Kuvendit. I jam përgjigjur Ristanit po me fyerje.
Akuza e Berishës për tenderin në Bashkinë e Lushnjes
Braçe: Nuk e ka përsëritur më se e ka shumë të qartë që do të përballet në gjykatë. Ai i artikuloi akuzat jashtë sallës dhe pa përmendur emra. Këta kanë problem që merrem me Divjakën.
KOHA JONË SONDAZH

