Braçe: Ja pse nuk dal në mediat e Bolinos
Politikë E Martë, 6 Prill 2021 00:31
Deputeti Erion Braçe replikon me Alba Malltezin, bashkëshorten e Carlo Bolinos, pronarit të mediave A1 Report dhe Shqiptarja.com. Pas një shkrimi të publikuar në këtë të fundit, ku sipas gazetës analizohej transformimi i deputetit Braçe nga një ish-rebel që i gjendej pranë gazetarëve, në një deputet arrogant që tashmë i snobon mediat, reagon vetë deputeti socialist.
Gazeta e Alba Malltezit shkon edhe më tej duke akuzuar Bracen se frekuenton vetëm studiot televizive të blera nga Lulzim Basha, duke iu referuar televizionit News 24. Përmes një postimi në faqen e tij në Facebook, Braçe thotë se nuk ka ndryshuar fare, ndërkohë që i kujton Albana Malltezit se dikur ai ia kalonte të vërtetat medias së saj dhe atij “të sulmuarit”, duke iu referuar keshtu gazetarit të Top Channel, Klodian Tomorri. I gjithë ky debat ku po përfshihet edhe Alba Malltezi, vjen pasi një ditë me parë gazetari i TCH ngriti pretendimin se Brace e nxorri nga mbledhja e Komisionit Parlamentar të Ekonomisë, për shkak se kishte mbërritur me vonesë.
Për këtë ngjarje reagoi dje edhe Unioni i Gazetarëve Shqiptarë, i cili e cilësoir si “fyes dhe arrogant” qënrimin e deputetit Erion Braçe, i cili njëkohësisht edhe kryeson Komisionin e Ekonomisë në Kuvend. Lapsi.al sjell edhe njëherë më poshtë të gjithë reagimet për këtë cështje.
Shkrimi i Shqiptarja.com për Erion Braçen
Transformimi i një pishtari
Erjon Braçe ka ndryshuar shumë në këto muajt e fundit. Ndryshon çdo ditë e më shumë dhe kurrë nuk do ta besonim se do të kishte mbërritur në incidentin e këtyre orëve të fundit, kur pikërisht ai – prej vitesh simbol i mendimit të lirë dhe rebel – të përfundonte në shënjestrën e Unionit të Gazetarëve që do ta akuzonte për një "reagim nervoz dhe arrogant" ndaj një gazetari të Top Channel-it.
Ne e kemi njohur Erjon Braçen përpara dhe pas zgjedhjeve të 23 qershorit dhe ndryshimi i tij është radikal. Fryma e tij është e ndryshme, qëndrimi i tij ndaj mediave ka ndryshuar. Përpara i kërkonte mediat, tani i snobon. Siç mund t'i ndodhte cilitdo ministër arroganca e pushtetit ka prekur edhe atë.
Braçja (ish-rebel) tenton të limojë këtë tonin e tij të superioritetit duke frekuentuar me pasion dhe shpeshtësi studiot televizive të blera nga Lul Basha pikërisht për të goditur ata si ai, por është një makiazh që nuk bind askënd. Nuk bind sidomos ata që e njohin mirë dhe i kanë qenë krah në mijëra beteja që tani që nuk ka më dëshirë dhe mundësi të luftojë, nuk po e njohin më.
Replika e deputetit Braçe për Alba Malltezin
Ju habiteni, por e kam nje arsye;
Nganjehere duhet te genjesh per te mbrojtur lirine e shprehjes!!
E gjitha qe keni bashkengjitur eshte nje genjeshter por me nje qellim fisnik: mbrojtjen e lirise se shprehjes. Ndaj une e falenderoj. Por nje gje ama dua ta them per Alben dhe gjithkend tjeter:
NUK KAM NDRYSHUAR ALBE JO! ASFARE! UNE NUK BEJ DOT ME SIKUR,
JUVE MUND TU PELQEJNE KETA, POR UNE SE BEJ DOT PER ASNJE ARSYE!!
Kur me thua (muaj me pare) se ne kete vend jeni ju te vetmit qe thoni te verteten, nderkohe qe politikanet (adresuar mua publikisht) se kane bere kurre kete, natyrisht qe nuk do me shohesh ne ekranin qe ti drejton.
Une nuk bej dot me sikur-insistoj. Nuk vi ne ekranin tend qe te them te paverteta! E thjeshte! E gjithe hapesira eshte e juaja per te thene te vertetat tuaja, sic kjo bashkelidhur.
Sic e sheh, une vijoj te mos e kerkoj median; nuk e kam bere as me heret.
Nuk di ckujton ti, por vijoj te kujtoj me dashuri se si gjerat e mia (hetime, fakte, dokumenta) kalonin me pare nga ju dhe media te tjera, perfshire dhe kete te "sulmuarin" prej meje, para se une ti artikuloja publikisht!!
E fundit;
Une ne biznes me Irfanin dhe Lulin?
Ha ha ha ha ha ha ha ha ha ha ha ha ha ha ha ha ha!!!
Ne lufte kam qene, luften per te verteten do vijoj te bej!!
Deklarata e Unionit të Gazetarëve Shqiptarë
“Unioni i Gazetarëve Shqiptarë reagon ndaj sjelljes nervoze dhe fyese të kryetarit të Komisionit të Ekonomisë, deputetit Erion Braçe ndaj gazetarit të Ekonomisë, Klodian Tomori. Në mbledhjen e djeshme të Komisionit të Ekonomisë, kolegu Tomorri u përball me një reagim nervoz dhe arrogant të deputetit drejtues të Komisionit, duke i kërkuar atij të respektojë orarin e fillimit dhe mbarimit të mbledhjes dhe duke e konsideruar lëvizjen e tij në vendin e gazetarëve në sallë si sorollatje. Drejtuesi i Komisionit shkoi edhe më tej, duke e larguar gazetarin nga salla ku zhvillohej mbledhja, gjë që bie ndesh me të drejtën e gazetarit për të ndjekur dhe pasqyruar çdo veprimtari të komisioneve parlamentare. Pretendimi i parlamentarit se në sallën e mbledhjes së Komisionit gazetarët duhet të hyjnë në orar dhe të dalin në orare të caktuara, duket i paarsye dhe nuk përfshihet në asnjë rregullore të shkruar. Madje një pretendim i tillë, bie ndesh me logjikën se si funksionon gazetaria e raportimit në mediat audiovizive. Reagimi dhe sidomos komenti publik i përcjellë nga deputeti Braçe dëshmojnë dukshëm nervozizëm dhe arrogancë, si dhe cënim të etikës së komunikimit me gazetarët dhe publikun.
Unioni i Gazetarëve Shqiptarë shpreh mbështetjen për kolegun Tomori si dhe i bashkohet kritikës së tij se në Komisionin e Ekonomisë që drejton aktualisht deputeti Braçe, aplikohen standarte të dyfishta për gazetarët dhe mediat,” thuhet në deklaratë
Reagimi i gazetarit të Top Channek, Klodian Tomorri
"Standardet e degjeneruara te pushtetit
Komisioni Parlamentar i Ekonomise, si flamurtari i Pushtetit Popullor, ka vendosur nje rregull qe pas fillimit te mbledhjes nuk lejohet te hyje me askush.
Por rregulli forcohet vetem mbi gazetaret dhe pshurret nga gjithe te tjeret (deputete, nepunes te institucioneve te ndryshme, perfshire punonjesit deri dje te mirepaguar te Bankes se Shqiperise) te cilet mund te hyjne e dalin sipas qejfit.
Rregulli qenka vene vetem per gazetaret. Ah jo ata te tvsh-se qe edhe keta hyjne e dalin sipas qejfit. Shkurt rregulki ka degjeneruar ne standard te dyfishte.
Qe keta kane frike nga fjala e dine te gjithe. Por kjo eshte arroganca, mendesia e standardit te dyfishte. Ajo qe fut ne burg te varfrin se lidh energjine per femijen e semure, por jo hajdutin me fature qindra milione lekesh.
Pushteti e korrupton te miren. Karrigia i rendon te ndenjurat. Por keta e harrojne gjithmone. Te ndenjurat i kane te tyret. Karrigia eshte e te tjereve. Mbani te ndenjurat".