Braçe: Kallëzim penal për Berishën
Deputeti socialist, Erion Braçe thotë do të bëjë kallëzim penal për ish-kryeministrin Sali Berisha dhe disa mediat, sipas pretendon ai pranë tij. Ai publikoi një dokument, sipas të cilit firma që pretendon ish-kryeministri se është përjashtuar padrejtësisht nga gara, ka hequr dorë pjesëmarrja në tendër.
Braçe: Për tenderin e rrugës Mertish-Tre Ura; As jam marre e as e kam ditur dhe as e di ende kush ka hyrë në tendër, kush ka konkurruar, kush ka fituar deri pak para se të flisja në Kuvend, madje kur jam çuar kam qenë në telefon duke marrë informacion për të pas akuzave të Sali Berishës!!
Nëse gjeni një nga biznesmenët që paskan marrë pjesë në tendër që të thotë se ka kontaktuar, komunikuar apo takuar me mua, bujrum nxirreni në publik dhe unë nuk kam më punë me politikën.
Braçe thotë se firma është skualifikuar nga gra për shtatë shkelje të ligjit të prokurimit publik. Më pas, sipas Braçes, kompania ka hequr dorë nga prokurimi. Deputeti socialist publikon letrën e mëposhtme për këtë.
KOHA JONË SONDAZH

