Braçe kap gafën e ministres Krifca: Bubullima është në Lushnje. Ironi edhe me çmimin e shalqirit
Ish-zv/kryeministri dhe deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe ka kapur një gafë të ministres së Bujqësisë Frida Krifca, e cila ka reklamuar me krenari fermën e një qytetari që ka lidhur kontratë me Agjencinë për Zhvillim Bujqësor dhe Rural, por me një gabim.
Në vend që të shkruante në Bubullimë të Lushnjes, Krifca ka shkruar në Bubullimë të Divjakës. Statusi përfundoi në Instagramin e Braçes, me një mbishkrimin ironizues në lidhje me çmimin e shalqirit.
Erion Braçe ka dalë pro bujqve dhe fermerëve. Në Kuvend ai ka kërkuar shumë herë reagim nga qeveria ”Rama 3”, dhe është zëri i vetëm opozitar në PS. Për të ka një abuzim të madh me çmimet e produkteve nga tregtarët, të cilët i blejnë shumë lirë nga bujqit dhe i shesin shumë shtrenjtë.