Braçe, kritika të ashpra deputetëve: Ku i keni maskat? Të vijë ISHP këtu për gjoba?!
Deputeti Erjon Braçe u bën thirrje deputetëve në Kuvend që të vendosin maskat, në kuadër të masave që janë marrë për parandalimin e përhapjes së pandemisë në vend.
Braçe, u është drejtuar deputetëve me tone të ashpra dhe tha se Covid është një sëmundje që mundet me disiplinë dhe jo gjithsecili të sillet sipas dëshirës së tij.
“Deri sot ka paguar shteti testimet publike, me taksat e shqiptarëve pa diskutim. Po këto do jenë më të shtrenjta, do vijë momenti, për shkak të pamundësisë. Do sillemi sikur nuk jemi mes Covidit, sikur s’kemi rregull që brenda ambienteve të mbyllura të mbajmë maska. Duhet të vijë ISHP dhe të vendosë gjoba rrogën e një deputeti. Çfarë do bëjmë këtu? Do bëjmë muhabet që kam bërë 2-3 vaksina e ç’më duhet maska! Është një sëmundje që mundet me disiplinë dhe jo gjithsecili të sillet sipas dëshirës së vet. Po i kushton familjeve dhe buxhetit të shtetit dyfish. Si ulen kostot, duke paguar qeveria?”, tha Braçe.