Braçe kundër Qeverisë: Shpërbleni një herë invalidët, pastaj tatimorët

 

Qeveria ka miratuar një vendim për shpërblimin e punonjësve, në rast se tatimet do të tejkalojnë planin e të ardhurave. Ky shpërblim sipas qeverisë do të jepet për të stimuluar punonjësit dhe do përfitohet çdo 6-muaj. Mesa duket ky vendim e ka irrituar Braçen, i cili ka shpërthyer kundër qeverisë. 
Ja çfarë shkruan Braçe: “Po lexoj e dëgjoj thuajse çdo ditë për shpërblime e rroga të tëra shpërblim për atë këtë, për ata e këta! Shikoni, nuk dua ti ha hakun e meritën policëve, ushtarakëve, zjarrfikësve, edhe këtyre tatimoreve (pavarësisht se nuk do e kuptoj kurrë shpërblimin për mbledhjen e të ardhurave), e kujtdo tjetër.  Por ka radhë dhe çdo gjë duhet të ndjekë atë. 
Të parët pensionistët, invalidët, familjet me ndihmë ekonomike, veteranët. Të paktë kështu e mendoj unë. Nis me të pamundurit.”, përfundon deputeti i PS-së, Erjon Braçe. 

S.L

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?