Braçe: Me Bashën e Berishën, harrojeni reformën në drejtësi
Deputeti socialist, Erjon Braçe shkruan se me Sali Berishën dhe Lulzim Bashën nuk do të ketë asnjëherë reformë në drejtësi. Kjo pasi sipas tij, ata janë peng i së shkuarës së tyre kriminale. Për këtë, Braçe thotë se duhet ecur para pa ata.
Ja komenti i tij:
“Duhet ecur përpara.
Me ish-zyrtarët e pushtetit të Berishës, të varur tek Berisha e peng i krimeve të konsumuara me të, nuk do të ketë reformë të drejtësisë as në mars, as në prill, as në maj, as në qershor, as në këtë vit e as në tjetrin, askurrë.
Të degjosh Lulzim Bashën ështe sakrificë e madhe, të presësh Lulzim Bashën është faj i madh.
Të të vendosë kushte Lulzim Basha për reformën e drejtësisë do të thotë të amnistosh politikisht atë dhe cilindo tjetër që ka veç një hall:
Frikën e pamatë për firmat e hedhura duke shkelur ligjin atëherë, tani, kur statusi i të paprekshmit duket se do shfuqizohet!!
E kam thënë dhe më herë;
I vetmi kusht që ne kemi per reformën e drejtësisë është që nuk pranojmë asnjë kusht për të!!
Kush nga të djeshmit që kërkon me pahir amnisti politike për firmat e hedhura, ligjet e shkelura e krimet e kryera apo cilido që sot në pushtet, mendjelehtësisht kujton se pushtet do të thotë fuqi për të shkelur ligjin, duhet të kuptojë se drejtësia nuk mund të jetë kurrë më produkt i një pazari akshihanësh që sot janë më modernë!!
Parimet janë të qarta, parimet nuk i bëjnë votat e gjithkujt!!
Në Kuvend ka mjaftueshëm njerëz të ndershëm, vota të ndershme për të miratuar një Kushtetutë të re që jetëson më në fund parimin “Të gjithë janë të barabartë përpara ligjit“, shkruan deputeti socialist.
KOHA JONË SONDAZH

