Braçe mesazh policisë: Situata me zjarret është kriminale. S’do ia fal askujt
Ish-zv/kryeministri dhe deputeti socialist Erion Braçe ka reaguar për situatën e zjarreve në Divjakë. Për të gjithcka që po ndodh është kriminale dhe e qëllimtë.
Një mesazh e ka edhe për policinë që nuk ishte e pranishme në vendngjarje, por që shpreson se po merret me personat që vënë zjarret qëllimisht. Sipas Braçes, nëse policia nuk po merret me këtë çështje, nuk ka për t’ia falur askujt.
“E kuptoni ç’keni bërë apo jo? Kjo është e pashembullt dhe kriminale. Është e qëllimtë natyrisht. Nuk ka pikë dyshimi që gjithë furtuna me zjarret dje dhe sot në Shqipëri është kriminale. Shumë faleminderit banorëve dhe zjarrfikësve që po merren me këtë punë këtu në krahun e Divjakës që të premten u shua. Por nuk mbaron këtu, nuk mbaron me kaq. Pavarësisht se nuk e shoh fare këtë shefin e policisë e asnjë polic këtu, shpresoj që të jenë duke u marrë me ata që i kanë vënë zjarrin Divjakës. Në rast se se bëjnë as këtë, kemi punë tjetër se këtë situatën që shihni këtu s’kam për t’ja fal kujt”, tha Braçe.