Brace: Për akuzat e Berishës të veprojë Prokuroria

Deputeti socialist Erjon Brace iu përgjigj nga salla e Kuvendit akuzave të ish-Kryeministrit Sali Berisha ndaj Qeverisë dhe mazhorancës së sotme.

Braçe tha se përballë këtyre akuzave, të cilat janë të përsëritura nga deputeti Berisha, kryeministri Rama ashtu si dhe ministri i Brendshëm Saimir Tahiri i kanë bërë apel që këto akuza t’i drejtojë në organin e Prokurorisë.

“Konfirmoj me forcë që Evropa është destinacioni ynë, pavarësisht ngjarjeve të rënda kriminale. Ne kemi vullnetin e plotë të kemi vetëm Evropën si destinacion, politik ekonomik, social, kulturor, sepse ne i përkasim Evropës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ju lutem të bëni një përpjekje të vogël për të kuptuar që kurrkund sot në Evropë nuk do të gjeni një fjalim si ai që dëgjuat pak më parë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Dërgim pranë organit të prokurorisë, ndjekjes në gjykatë për gjithë ato akuza të rënda, sot në prokurori, gjykata, janë tërësisht të paprekur të gjithë ata persona të emëruar me vullnet të plotë nga qeveria e mëparshme, e vullnet individual nga zotëria që foli më parë.

Sot kryeministri dhe ministri i Brendshëm kanë kërkuar ballafaqim penal e civil për secilën nga akuzat që dëgjuat këtu. Ky është ndryshimi dhe sjellja ligjore, ajo që dëgjuat është sjellja që një Evropë e tërë e ka nxjerrë jashtë sistemit legal evropian”, tha Braçe.

“Kemi shpenzuar 70.8 miliardë lekë për Policinë e Shtetit. Janë para që kanë përmirësuar në mënyrë të qartë gjithë treguesit e kriminalitetit në vend”, tha Braçe.

Duke renditur disa nga treguesit e punës së policisë së shtetit kundër krimit , Braçe tha se lidhja e qartë e politikës me krimin për 8 vitet e qeverisjes së mëparshme kishte arritur nivelin më të lartë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?