BRAÇE PËRJASHTON VETEN NGA “KRENARISTËT” DHE “KANABISTËT”, REKLAMON LULESHTRYDHET E DIVJAKËS

 

Erjon Braçe e ka përjashtuar veten nga dy kategoritë e kolegut të tij Ben Blushi, “krenaristë” dhe “kanabistë”, të cilët sipas Blushit po shkatërrojnë “rilindjen”. Duke mohuar si përket këtyre dy kategorive, Braçe shprehet se është socialist dhe deputet e si tillë duhet të bëj punën e tij.

Braçe ka reklamuar në facebook-un e tij luleshtrydhet e një banori të fshatit Grabian, të cilat i konsideron të një cilësie me “5 yje”.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Unë nuk jam as “krenarist” as “kanabist”! Jam socialist, deputet dhe duhet të bëj punën time! A i mbani mend luleshtrydhet e Grabianit? Urdhëroni. Luleshtrydhet me pesë yje të Maksit në Grabian. Puna ime tani. Tërbufi vendi i luleshtrydheve. Duan veç ujë dhe korente ajri. Aty janë me shumicë”, shkruan Braçe.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?