Braçe: Politika po kërkon të ruajë pushtetin në drejtësi
Deputeti i PS-së, Erjon Braçet shprehet se bllokimi i reformës në drejtësi vjen si pasojë e kontrollit që do të ruajë politika në sistem. Ai e cilëson të papranueshëm sulmin që po u behet ekspertëve të reformës në drejtësi.
Koment i plotë i deputetit Braçe në FB
“Politika ka mbipushtet!! per mua mbetet e njejta ide: pushtetin popullit!!
E gjithe historia me “reformen ne drejtesi”, konsumuar kater-pese ditet e fundit (vetem tani po mund ta lexoj pasi per ca dite kreva disa pune qe as i interesojne politikes shpesh), sjell ne vemendje nje fakt: MBIPUSHTETIN E POLITIKES!!
Sulmi i eger mbi nje grup ekspertesh nder me te miret qe ka vendi-te paperfolur kurre, te ndershem e profesioniste, te huaj gjithashtu, ngulja me dhune ne koken e kujtdo te gozhdes politike-“zgjidhje politike”, “takim politik i nivelit te larte”, “vendim politik” etj, sic po lexoj- edhe dje;
Deshmon qarte per pushtetin e madh qe ka dhe kerkon te ruaj politika. Natyrisht, model eshte dhe ky, por me i demshmi ama. Vecanerisht kur behet fjale per drejtesine.
Si rregull, politika duhet te perfaqesoje njerezit e te kontrollohet prej tyre, por deformimi i thelle ne perfaqesim duke patur si produkt ne fund inetersa personale apo edhe te nje grupi politik, ne nje sistem ku kontrolli i popullit mbi politiken thuajse nuk funksionon ose vlen vetem kur ka zgjedhje, i jep politikes pushtet pertej cdo caku, pertej edhe asaj qe ka vendosur vete populli me vote.
Ne kete aspekt, me vjen mire qe maxhoranca ka kufizuar ne maksimum rolin e saj ne kete proces apo me gjere, pjesen e vendimmarrjes se politikes per drejtesine e institucionet e saj.
Ne ane tjeter; ky debati mbi e per “shumicat e cilesuara”, sjell ne vemendje ate qe se pari kemi sot.
Shikoni, sot nuk ka shumica te cilesuara per te zgjedhur anetaret e Gjykates se Larte, Gjykates Kushtetuese apo KLD, per pjesen qe i takon vendimmarrjes se politikes gjithnje. Kemi vec shumice te tjeshte, domethene vetem 70+1 te votave te Kuvendit, niveli me thjeshte i arritshem per politiken.
E kuptoni se sa i kapur politikisht eshte sistemi i drejtesise sot? Madje ne kushtet kur edhe kontrolli mbi kete sistem eshte po ashtu i kapur politikisht. Per kete shkak dhe i korruptuar.
Ndaj nuk duhet humbur kohe, duhet te shkoje ne fund reforma e reformimi i nje sistemi te kapur politikisht e te korruptuar pa cak, per te permbushur nevojen uleritese te ketij vendi per drejtesi.
Politika duhet te bej vec kaq!! Berisha e Basha te rreshtuar kunder, edhe nje here duan te ruajne sistemin aktual, pushtetin dhe ndikimin e eger mbi te apo te humbin minimumin-te kene serish ndikim, qofte edhe te kufizuar neser. Kjo nuk i duhet kerkujt! Kjo duhet refuzuar me vendosmeri!!”.
KOHA JONË SONDAZH

