Braçe poston fotot: Nesër Rama do të vijë në Divjakë, në vitin 2019 u betua si zv.kryeministër

Deputeti i PS-së, Erion Braçe bën me dije se kryeministri Edi Rama do të jetë në Divjakë nesër. Ai rikujtoi se si sot në vitin 2019 ai u betua si zv.kryeministër, duke theksuar se është shumë i kënaqur që doli nga ajo zyrë siç hyri “me kokën lart, i pa tjetërsuar, i pa ndryshuar”.

Postimi i plotë

17 JANAR, SI SOT NË VITIN 2019. Pasi u betova dhe nënshkrova, Hyra në një zyrë të thjeshtë, si kjo; Në murin e saj, gjeta këtë simbolin bardh e zi; Në murin e profilit në Instagram, gjeta këtë shprehjen që tingëllon mirë vetëm në italisht: Fino alla fine! Jam shumë i kënaqur që dola nga ajo zyrë ashtu si hyra, Me kokën lart, i pa tjetërësuar, i pa ndryshuar,

Swiss Digital Desktop Reklama

Pa u bërë palë kundër dhe pa krijuar klan me atë, atë dhe atë, Pa fluturuar prej pushtetit të madh – numri dy i qeverisë, Pa nënvlerësuar e shperfillur askënd, Pa i rënë në qafë kujt dhe pa i dhënë favore një tjetri! Hyra aty pas një nominimi nga Edi Rama, një duartrokitje nga salla e socialistëve që më la pa frymë dhe nisa punë në një vit që u shënjua nga termmeti vrasës, kalova në një tjetër vit të dominuar nga ndërtimi pas termetit, ndërsa në vitin e tretë përballë pata dhe patëm pandeminë vrasëse.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në verën e tij, duke i shkuar deri në fund, thashë: do dal si shenjë përgjegjësie dhe lidhur me rezultatin fitues – por jo aq, në zgjedhje.
Edhe punës në #Divjakë do t’i shkoj deri në fund, i përulur dhe thellësisht mirënjohës!

NESËR, 18 JANAR, EDI RAMA DO TË VIJË NË DIVJAKË! DUAM TË FLASIM ME JU!

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?