Braçe: PS, difektoze në bazë, duhet nisur atje korrigjimi

Deputeti i partisë socialiste. Erjon Braçe, i ftuar në TemaTv ka folur për korrigjimet që duhet të bëjë Partia Socialiste, ku sipas Braçes ato duhen nisur nga baza dhe nga mbështetja e socialistëve, anashkalimi i të cilëve e ka agravuar situatën.

"Pas zgjedhjeve të 21 qershorit edhe pse unë besoj se ka qenë një element për tu parë para zgjedhjeve. Për partinë, nuk po flas për zonën time edhe pse aty ka probleme, të cilat natyrisht përtej asaj zone fillojnë dhe bëhen më të mëdha. Marrëdhënia e partisë, marrëdhënia atje poshtë e deputetit, e kryetarit të partisë me anëtarin e  partisë, me simpatizantin, me të tjerë njerëz që duan të jenë brenda PS dhe nuk e gjejnë mundësinë për të qenë aty, për të ndikuar jo vetëm në vendimarrjen politike në atë rajon por edhe më gjerë, në gjithë territorin e vendit përmes PS ka qenë difektoze. Në një pjesë të madhe të rajoneve janë harruar anëtarët e partisë.

Ashtu siç mbledhja e strukturave të partisë socialiste duhet të jetë permanente. Partia nuk është asambleja janë këta njerëz, që komunikojnë me njerëzit dhe krijojnë një ambjent më të gjerë komunikues me PS. Kemi një moment vështirësie për të bindur shqiptarët, që ore shiko se kjo është vërtetë partia që ka fituar zgjedhjet, që ka fituar pushtet politik, por nuk është partia që duhet të shndërrohet patjetër në parti shtet, që ta marrë dhe ta vendos në punë në administratë të lartë çdo anëtarë të saj. Por, nga ana tjetër secili nga ne duhet të jetë afër cilitdo  anëtari partie apo jo, që kërkon një mundësi punësimi, për ta adresuar qoftë në zyrat e punës, ato që janë në sektorin publik, apo më gjerë sesa në zyrat e punës, për të gjetur një mundësi punësimi për vete në sektorin privat apo sektorë të tjerë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Janë dy element të rëndësishëm që kjo parti duhet t"i korrigjojë dhe duhet t’i korrigjojë atje në bazë, sepse ngaqë është anashkaluar është agravuar si problematikë", pohon Braçe.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ndërsa pyetjes për zgjedhjet për kryetarin e PS-së dhe lajmin që prodhoi kërkesa e Blushit, i cili i mëshoi fort kësaj kërkese në Asamblenë e PS-së të shtunën e  kaluar deputeti i PS-së, Braçe iu përgjgij duke thënë se PS nuk mund të përsërit gabimet e së shkuarës. Braçe e zhvlerësoi lajmin që pordhoi Blushi, duke thënë se jo vetëm që sipas rregullave të partisë  çështja e kryetarit është e fundit, por edhe se PS

"Kjo parti është e lirë. Në partinë socialiste çdo kush ka të drejtë të thotë atë që mendon. Dhe është mënyra e tij sesi zgjedh ta thotë, dhe në bazë të asaj mënyrë që përcjell për ta thënë këtë fiton ose merr kostot.

PS është shumë e qartë kur kërkon të marrë vendime , ka një mekanizëm të brendshëm vetëmbrojtës apo vetëkorrigjues që nuk e kanë parti të tjera në Shqipëri.

Sipas rregullave tona çështja e kryetarit është e fundit.

Në fund fare në Kongres do të shkojmë edhe për zgjedhjen e organeve drejtuese.

Qëndrimi im nuk ka të bëj me kryetarin sesa ka të bëjë me një element që shfaqet herë pas here brenda Partisë Socialiste. Unë në reagimin tim u jam referuar dy periudhave të ndryshme qoftë edhe për tezat e hedhura. Në vitin 1996, që ishte e re për PS-ne dhe që solli një agresivitet të papranueshëm brenda familjes, ashtu sic i jam referuar vitit 2001 kur për herë të parë fituesi në popull nuk u konsiderua fitues brenda partisë. Ne u detyruam të shkojmë në një proces jo pa pasoja brenda PS-së për të zgjedhur se kush do të ishte kryeministri ,pavarësisht se nga zgjedhjet ishte shumë e qartë kjo gjë.

Komunikimi duhet të jetë i drejtpërdrejtë, por i barabarë. Dhe nga ana tjetër nuk mund të pranohet që të kthehet po prapë brenda PS -së, ideja fikse se ti fiton në Popull, po nuk fiton në Parti.

Më tej Braçe e ka vënë theksin tek reformat e kësaj qeverie, ku sipas tij qeveria duhet të përshpejtojë ritmin e reformave.

"Qeveria duhet të përshpejtojë ritmin e reformave, duhet të ketë vendosmëri shumë të madhe për të reformuar ata sektorë kyç që kanë të bëjnë drejpërdrejtë me njerëzit.

Ndërsa për ndryshime të mudnhsme në qeveri Braçe thotë se "Kur qeveria ka marrë një votbesim si ai i 21 qershorit, kur opozita u kërkoi njerëzive të votoin kundër qeverisë, të flasësh për ndryshime është pak e vështirë. Megjithatë duhet të përmirësohet qeverisja, të shtohet ritmi i reformave dhe të çohen deri në fund", pohon Braçe për Tema Tv.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?