Braçe: Pse hesht Lulzim Basha për zbulimin e laboratorit të kokainës

Deputeti socialist Erjon Braçe përmes një komenti në rrjetin social Facebook  ngreh pyetjen sepse hesht Lulzim Basham mbi zbulimin e laboratorit të grogës pak ditë më parë në Elbasan. Gjithashtu Braçe i përgjigjet akuzave të  ish-Kryeministrit Sali Berisha, sipas të cilit Ditmir Bushati është pjesë e bandës.

“Sali Berisha po sfilitet për të implikuar Qeverinë me grupin e akuzuar për rrjetin e drogës nga Elbasani!!

Po lulzim Basha përse po hesht?! Përse e ka lënë vetëm Sali Berishën në këtë betejë "për jetë a vdekje"?

Mbase nga që Sali Berisha ka shumë informacion? Vetëm informacion nuk ka me ai; ish të korruptuarit e Policisë së Shtetit thjeshtë e gënjejneë për tju dukur sërish të zotë!!

Atëherë, përse e ka lënë vetëm Lulzim Basha luftëtarin e paepur Sali Berisha?

Deklarata e Berishes se Ditmir Bushati është pjesë e bandës dhe, në cilësineë e ministrit të Jashtëm, kishte detyrën e paisjes me viza të dy eksperteve kolumbiane, gjë qeë sipas Berishës e ka bërë, është shumë e rëndë!!

Dhe e madhe njëkohësisht!!
Nuk mund ti lihet një plaku me kredite të mëdha në lemin e të pavërtetave!!

Duhet Lulzim Basha të flasë për këtë!!

Lulzim Basha ka qenë ministër i Brendshëm dhe ministër i Jashtëm. Për këtë arsye Lulzim Basha e njeh shumë mirë këtë çështje, qoftë nga ana ligjore, qoftë edhe nga ana praktike konsullore!

Unë mezi po e pres Lulzim Bashën të artikulojë këtë akuzë, të konfirmojë Sali Berishën dhe të kërkojë dorëheqjen e ministrit të Jashtëm Bushati!!

Lulzim Basha duhet ta beje këtë një orë e më pare, sot!! Pas tij, natyrisht që mezi pres të dëgjoj dhe ministrin e Jashtëm!!

I vlen betejës me drogën e gjitha, betejë që në të cilën Basha ka deficite të mëdha!!””, shkruan Braçe në rrjetin social. 

SHKARKO APP