Braçe: Shefi i qarkullimit në Lushnje është rrugaç. Kam 6 muaj që kërkoj shkarkimin e tij
Disa banorë i shprehën shqetësime deputetit Braçe lidhur me disa problematika si edhe u ankuan për shefin e qarkullimit rrugor në Lushnje. Ndërsa deputeti i PSsë, iu përgjigj banorëve se ai nuk mund të merrej me shefin e qarkullimit, pasi ai, sipas tij është një rrugaç.
“Po pse mo me një rrugaç siç është ai shefi i qarkullimit të Lushnjës do merrem unë? Unë ka gjashtë muaj që i them qeverisë ta heqin atë rrugaç nga Lushnja”, thotë Braçe.
Më tej Braçe thotë se ai nuk është komandant i policëve dhe se nuk mund të bëj asgjë për këtë. “Ma keni dhënë mua votën, por unë nuk jam komandant i policëve”, thotë Braçe.
Më tej deputeti i PSsë thotë se ai nuk është komandant i policëve dhe se nuk mund të bëj asgjë për këtë. “Ma keni dhënë mua votën, por unë nuk jam komandant i policëve”, thotë Braçe.
“Shqetësimet që kam marrë nga banorët e Lushnjës për shefin e qarkullimit rrugor janë shumë të mëdha. Ai është abuziv; është arrogant; është gojështhurur; është rrugaç”, përfundon Braçe.