Braçe: Shkelje ligji me pasaportat
156 mijë pasaporta të shtetasve nën moshën 16 vjeç do të aplikojnë për pasaporta pas “një gabimi teknik” në shtypjen e tyre. Pasaportat e tyre janë shtypur me afat 10-vjeçar ndërkohë që ligji e përcakton qartë se pasaportat e personave nën 16 vjeç duhet të pajisen me pasaporta me përdorim 5-vjeçar.
Deputeti Erjon Braçe e konsideron këtë një shkelje ligji dhe shpërdorim detyre.
“Gabim teknik në pasaporta?! Jo! Është shkelje ligji. Dhe vlera arrin deri në 11,3 milionë euro. Ndodhi në prill 2009-korrik 2010 dhe ministër i Brendshëm ishte Lulzim Basha.
Cdomethene "gabim teknik"? Eshte arsye? Eshte ndjese? Cfare kuptimi ka juridikisht? Ligji ka qene shume i qarte; Per shtetasit nen moshen 16 vjec, vlefshmeria e pasaportes eshte 5 vjet!!
Cdo veprim i ndryshem nga ky eshte shkelje e ligjit; Per ata qe e kane patur nen pergjegjesi prodhimin dhe shperndarjen e pasaportes eshte po: "shkelje ligji", "shperdorim detyre", "dem ekonomik" etj. A E DINI SA ESHTE VLERA? Me cmimin 6.000 leke te reja, per 156 mije pasaporta, vlera arrin ne: 6.6 MILION EURO!!
Por mes te demtuarve jane shumica femije emigrantesh; ata per fat te keq vihen me vonese ne dijeni dhe mundesine e vetme e kane kur vijne ne atdhe; Per te gjithe ata qe duan nje procedure te pershpejtuar, Me cmimin 15.000 leke te reja, per vetem gjysmen e 156 mije pasaportave, vlera e plote e demit arrin ne: 11.6 MILION EURO!!
E shihni qe "gabimi teknik" nuk eshte nje llaf goje?! "Shkelja e ligjit" ka ndodhur ne periudhen prill 2009- korrik 2010; minister i brendshem ka qene lulzim basha; kompania nen kontrate ka qene e njejta: aleat! Kushtet ne te cilat ka operuar kanen qene te njejtat; monopol!
Me nje ndryshim te vogel; Cmimi i paracaktuar ne mars 2013 (nga Qeveria Berisha) ne rinovimin e kontrates me te njejten kompani, ESHTE RRITUR!! JANE SHUME PARA PER TE FOLUR PER "GABIM TEKNIK"!! DUHET PERGJEGJESI PENALE!! Natyrisht edhe civile; Ska perse te paguaj gjithnje qytetari per gabimet skandaloze te administrates dhe kontraktoreve te saj!!