Braçe sulmon Bashën: Mos u bëj trim me SHBA
Kreu i PD-së Lulzim Basha, në një deklaratë ditën e sotme kundërshtonte ambasadorin Amerikan lidhur me propozimet që janë dhënë nga SHBA dhe BE për arritjen e konsensusit për reformën në drejtësi.
Deputeti i PS-së, Erjon Braçe në një postim në Facebook ironizon me kreun e PD-së. Ai ka postuar videon e një maceje dhe i thotë kryedemokratit të mos bëhet trim me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
“Lëpi o Lul lëpi; Se behesh trim për Amerikën! Por kujdes; Nuk pi Macja uthull!!”,- shkruan Braçe në Facebook.
https://www.facebook.com/erjon.brace.104?fref=ts
KOHA JONË SONDAZH

