Braçe u përgjigjet pyetjeve të Blushit, me shifra

Deputeti Erjon Braçe ka reaguar sot ndaj shkrimit të Ben Blushit, ku ngrinte një sërë problemesh për mënyrën sesi po punon sot mazhorancës. Braçe ka zgjedhur tu përgjigjet pyetjeve të Blushit me shifra, duke renditur disa prej probleme kryesore.

Postimi i plot i Braçes ne FB

"GENJESHTRA TE VERTETA!!. Une bie dakord, e verteta eshte jetike!!  E verteta nuk mund te personalizohet!! E verteta eshte unike; nuk mund te kete nje te vertete te ndare per secilin me vete. Faktet e bejne nje te vertete unike! Por ne ane tjeter, faktet na ndihmojne te dallojme "genjeshtra te verteta"!

Shikoni; dje ju thashe se lufta per pushtet nuk eshte interesi im. Por edhe pse kurre nuk u perfshiva ne nje "lufte te piste", e di fort mire se produkti i nje lufte te tille nuk eshte "idea me e mire, idea fituese", "propozimi me i mire, propozimi fitues", por "uni" i dikujt qe e ka demtuar pa diskutim shenjestren e tij. Sot, prej mengjesi, si socialist (as si deputet e as si drejtues ne Kuvend),  kam perballe nje mori pyetjesh qe me ftojne tu pergjigjem. Pyetjet si rregull ndertohen per te lene lirine e nje pergjigjeje. Pyetjet nuk dhunojne, as te ftojne te heshtesh; pyetjet kurre nuk vendosin kufij per pergjigjen, pra ti duhet te pergjigjesh por detyrimisht duke pranuar per te vertete te dhenat qe perbejne pyetjen. Thene kete dua te bej te qarte se "marredhenia me te verteten" kerkon patjeter lirine per te thene te verteten.

KETE DUA TE BEJ!!

Per ti futur pyetjet ne nje rend logjik, pra per tja hequr si thelb sofizmit politik dhe per ti sjelle ne funksion te argumentave, po rendis keshtu:

Se pari, Ekonomia dhe rritja e saj;
NUK ESHTE E VERTETE QE RRITJA EKONOMIKE PER VITIN 2014 ESHTE 1.7%, NDAJ NUK ESHTE E VERTETE QE PO PRODHOHET ME PAK!!

INSTAT njoftoi jave me pare se nje nga treguesit e rendesishem qe vlen per te treguar "rritjen ekonomike", Vlera e Shtuar Bruto u rrit ne fund te vitit 2014 ne 1.89%!! Kjo eshte dyshemeja per "rritjen ekonomike" dhe natyrisht eshte me e madhe se 1.7%.

Ky eshte fakt i publikuar dhe i pranuar zyrtarisht! PADIJE APO GENJESHTER?

Se dyti, Punesimi, Papunesia e lidhur me ekonomine;
NUK ESHTE E VERTETE SE SIPAS SHIFRAVE ZYRTARE PAPUNESIA ESHTE SHTUAR ME 7%!

INSTAT me burim Anketen e Forcave te Punes njoftoi ne kohe se:

Shkalla e papunesise ne moshen nga 15-64 vjec ne vitin 2013 ishte 16.4%, ne vitin 2014 ishte 17.9% (ne tremujorin e katert te 2014 ishte 18%)

Shume larg nga genjeshtra me "papunesi te rritur me 7%".

Ne ane tjeter ka edhe nje tregues tjeter shume te rendesishem, PUNESIMI.

INSTAT me burim Anketen e Forcave te Punes njoftoi ne kohe se:

shkalla e punesimit ne moshen 15-64 vjec ne vitin 2013 ishte 49.9%, ne vitin 2014 ishte 50.5% (ne tremujorin e katert te 2014 ishte 52.1%)

Ky eshte fakt i publikuar dhe pranuar zyrtarisht! PADIJE APO GENJESHTER?

Per te qene i ndershem sepse ju kam thene, nuk kam asnje interes pushteti dhe si i tille nuk dua kurre te genjej kend;

Ka dhe nje tregues tjeter, nuk bazohet ne Anketen e Forcave te Punes por ne censusin e vitit 2011 dhe papunesia e deklaruar sipas tij ishte 29.4%!!

Se treti, Konsumi i lidhur ngushte me ekonomine dhe punesimin;
NUK ESHTE E VERTETE SE TREGTIA DHE KONSUMI KANE RENE!

Tregtia me pakice eshte indikatori me i rendesishem per te treguar konsumin.

INSTAT njoftoi ne kohe se ne tremujorin e pare te vitit 2014 indeksi i tregtise me pakice ishte 112.8, ne te dytin 120.5, ne te tretin 130.8 dhe ne te katertin ky indeks u rrit ne 134.3!!

Me tej, indeksi i tregtise me pakice ne tremujorin e katert te vitit 2013 ishte 129.0 nderkohe qe ne tremujorin e fundit te 2014 u rrit ne 134.3.

Rritja nuk eshte kurre renie.
Ky eshte fakt i publikuar dhe pranuar zyrtarisht! PADIJE APO GENJESHTER?

Se katerti, Inflacioni i lidhur ngushte me konsumin dhe ekonomine;
Une nuk e di nese kur afirmohet ne nje pyetje se ne kete vend blihet me shtrenjte se dy vite me pare, behet fjale per inflacionin apo jo?!

Por duhet te dihet nje gje;
qe nga viti 1991 inflacioni eshte ne rritje, vit per vit, edhe pse ka periudha te gjata deri ne nje vit qe mallra e sherbime kane ndryshim ne cmimet e tyre, here ne renie e here ne rritje ne krahasim me periudha te ndryshme; nafta per momentin eshte shembulli.

Ashtu sic renia e inflacionit eshte treguesi qe paralajmeron edhe deflacionin dhe i kombinuar me konsumin-renien e tij, do te ishte fatal.

E dine te gjithe kete fakt, sofizmi me te nuk vlen. PADIJE APO GENJESHTER?

Se pesti, cmimi i Energjise elektrike;
NUK ESHTE E VERTETE SE CMIMI I ENERGJISE ELEKTRIKE ESHTE RRITUR PER SHUMICEN E SHQIPTAREVE!

Po i referohem shkarazi shifrave ne vendimet ne vite te Entit Regullator te Energjise per cmimin e rregulluar te energjise elektrike per familjaret:

Ne vitin 2005, cmimi mesatar i energjise elektrike per familjaret ishte 5.4 leke per kw, ne 2006 u rrit duke u unifikuar ne 7 leke per kw, ne 2008 u rrit duke shkuar ne 8.2 leke per kw, ne 2009 u rrit serish duke shkuar ne 9.7 leke per kw; vendimi i fundit eshte i pari qe thyen kete trend rrites, duke vendosur cmimin prej 9.5 lekesh.

Ne ane tjeter;
operacioni per mbledhjen ligjore te faturave te energjise elektrike por edhe cmimi i ri i unifikuar, ka sjelle nje te dhene qe i jep fund abuzimit edhe ne kete pike:

70% E KONSUMATOREVE FAMILJARE TE ENERGJISE JANE MATUR ME KONSUM MBI 300 KW, KUFI MBI TE CILIN PREKJA NGA CMIMI I ENERGJISE ESHTE NGA MINIMAL DERI NE NEGATIV-PRA DUKE NJOHUR ULJE NE VLEREN E FATURES SE ENERGJISE.

Pertej ketij fakti,
eshte buxhetuar nje shifer prej 1.6 miliard lekesh-670 leke per kryefamiljar qe mbron pjesen me te madhe te te varferve qe konsumojne nen 300 kw.

Edhe ky fakt eshte i publikuar dhe njohur zyrtarisht! PADIJE APO GENJESHTER?

Se gjashti;
NUK ESHTE E VERTETE QE NE PAGUAJME NAFTEN ME TE SHTRENJTE NE EVROPE!!

Nuk ka ndodhur asnjehere. 
Eshte e thjeshte; dy seanca me pare ne Kuvend kam lexuar nje per nje vende te rajonit dhe Evropes te cilat kane akcizen me te larte se ne, tvsh me te larte se ne dhe natyrisht cmimet me te larta se ne per naften dhe benzinen.

Ky fakt eshte i publikuar dhe njohur zyrtarisht, dokumentat gjenden lehtesisht ne Kuvend! PADIJE APO GENJESHTER?

Se shtati;
NUK ESHTE E VERTETE QE QEVERIA NE BUJQESI SUBVENCIONON TREGTARET DHE JO PRODHUESIT!!

Eshte bere me ligj ne Kuvend, e kemi bere ne gjate legjislatures sone dhe skema eshte e thjeshte dhe e qarte:
Per cdo 100 leke prodhim, ne i japim prodhuesit 20 leke!!

Nuk ka perse ngaterrohet kush, prodhuesi, domethene bujku kur dorezon mallin tek grumbulluesi duhet te faturoje 120 leke per cdo 100 leke produkt te tij. Shteti kompeson grumbulluesin per 20 lekeshin qe ai duhet ti jape prodhuesit.

Ta leme ketu, nuk dua ta shtyj me tej debatin "kutia eshte ambalazh apo ambalazhi ka formen e kutise", sepse eshte njesoj me te dhe debati i ri "ndihmohet malli apo prodhimi"; malli del nga prodhimi.

Ky fakt eshte i publikuar dhe njohur zyrtarisht! PADIJE APO GENJESHTER?

Se teti;
NUK ESHTE E VERTETE QE LINDIM POTHUAJSE PO AQ SA VDESIM!!

INSTAT ka publikuar ne kohe shifrat edhe per kete shqetesim;

Ne vitin 2011 linden 34 258 dhe vdiqen 20 012 shqiptare, ne 2012 linden 35 473 dhe vdiqen 20 870 shqiptare, ne 2013 linden 35 750 dhe vdiqen 20 442 shqiptare, ne 2014 linden 35 760 dhe vdiqen 20 656 shqiptare!!

Pothuajse njesoj duken?

Ky fakt eshte i publikuar dhe njohur zyrtarisht! PADIJE APO GENJESHTER?

Se nenti,
NUK ESHTE E VERTETE QE KEMI GJETUR STOKUN E BORXHIT 6 MILIARD DOLLARE!! ASNJEHERE!!

Egzakt, stoku i borxhit, atij legalit dhe ilegalit qe vec me ndryshimin e Qeverise u njoh zyrtarisht eshte shume me i madh.

Ne fund te 2013-tes stoku i borxhit ishte 884 miliard leke dhe kjo shume nuk ben kurre 6 miliard dollare, as me kursin e 2013-tes e as me kursin aktual.

Pooo ka ardhur ne rritje nese e shikon numerikisht, por qartesisht ka ndodhur thjesht legalizimi i borxhit te fshehte.

Dhe nuk ishte ky problemi i vetem.
Borxhi nuk krijohet ne nje dite, as ne nje vit, bartet dhe jo vetem si principal por bashke me interesat.

Nuk di nese dikush e di qe borxhi i marre deri me sot ka qene me interesa llahtar te larta, me lart se tregu ne disa raste dhe teresisht prej korrupsionit; 
KETE BARRE TE TMERRSHME PO PAGUAJME SOT SI KOSTO E SHERBIMIT TE BORXHIT-INTERESAT ZERI BUXHETOR!!

Por ne ane tjeter nuk mund te rri dhe pa i thene dy fjale te tjera;
Ky eshte viti i pare ku thyhet trendi i rritjes se borxhit, madje eshte viti i pare kur borxhi synohet te ulet me 0.4 pike perqindje kundrejt GDP.

Mbi kete fakt, duhet te jete e qarte se borxhi ne kete vit, po merret me interesat me te ulta qe kane egzistuar ndonjehere, madje ne tregjet nderkombetare per te lene hapesiren jetike ne bankat vendese per kreditimin e sipermarrjes vendase.

E ARDHME QUHET!! 
DHE NE NUK PO LEME PER TE ARDHMEN KOSTON E BORXHIT QE TE TJERET LANE PER NE VIT PER VIT.

Ne ane tjeter, e lidhur me ceshtjen e investimeve dhe perdorimin e borxhit, dua te vecoj:

Se pari, 
deficiti primar qe deshmon tendencen e borxhit publik eshte ngushtuar dukshem gjate vitit 2014 dhe natyrisht reflekton tendencen per te ulur borxhin; pa shifren e larte te shlyerjes se detyrimeve te prapambetura do ishte teresisht ne terren pozitiv

Se dyti, 
kursimi publik eshte ne terma teresisht pozitiv qe deshmon qarte se nuk eshte marre borxh vecse per llogarine kapitale, investimet; keshtu ishte ne 2014 dhe keshtu synohet te jete edhe kete vit.

E ARDHME QUHET!!
DHE NE BORXHIN PO E PERDORIM PER TE INVESTUAR PER TE ARDHMEN.

Ne fund;
NUK ESHTE E VERTETE QE NE NUK I PAGUAJME MESUESVE KOSTON E TRANSPORTIT!!

Eshte e buxhetuar dhe kjo dhe paguhet; rregulli eshte qe ne distanca nga 5-15 kilometra ne paguajme koston e transportit te cdo mesuesi.

NUK ESHTE E VERTETE QE KOSTOJA E KUJDESIT PER SHENDETIN ESHTE RRITUR.

Kostoja e shendetit ka rene. Provohet nga raportimet e INSTAT. Vetem shpenzimet per barnat janE pakesuar me 32 % apo me rreth 70 milione dollare ne vit. Mjafton te pyesesh kedo-nga prinderit ne shtepi deri tek i fundit qe shkon ne farmaci. Nderkohe qe lista e rimbursimit eshte shtuar me 85 barna nga te cilat perfitojne 150 mije shqiptare.

Edhe keto jane fakte te publikuara dhe njohura zyrtarisht. 
PADIJE APO GENJESHTER?

Po e le me kaq!!
Pertej se gjithash, a ka probleme ne kete vend?
PADISKUTIM! MADJE TE MEDHA, PER KATEGORI SOCIALE DHE SIPERMARRJEN, PUNETORET DHE STUDENTET, ME NDIKIM MBI EKONOMINE DHE FAMILJET.

Per to duhet te mendojme, ato duhet te zgjidhim.

Nuk e vecova me larte si genjeshter afirmimin se ne nuk kemi perjashtuar nga TVSH asnje investitor, por dua ta them:
NE KEMI PERJASHTUAR NGA TVSH INVESTIMIN NE MAKINERI E PAISJE!!

DHE KJO ESHTE NJE ZGJIDHJE.

Edhe prej saj, investimet private po shkojne drejt prodhimit, duke i anashkaluar sherbimet me ne fund.

DUHET PUNE!! PUNA ESHTE E VERTETE, TE TJERAT JANE LLAFE!!

SHKARKO APP