Braçe:Zgjedhjet në universitetet e Tiranes nuk janë as të lira e as demokratike
Nga Erion Braçe
Dua te them dy gjera; E para, deri dje, akuzonin Qeverinë se ishte e kapur nga krimi; sot që kërcitën prangat për disa akuza të rënda të shoqëruara me prova, një radhë ministrash të Brendshëm e të Drejtësisë që kanë bërë sehir me herët, thonë se “nuk arrestoi Qeveria, nuk arrestoi Tahiri”!!
Po mirë kush arrestoi? Ish-ministri i Brendshëm Basha apo ish-ministri i Drejtësisë Alibeaj? Dini gjë ju? Për më tepër Lylzim Basha; Lylzim Basha duhet të heshtë, se fjala bie ka dëshmitarë shumë, përfshirë Bujar Nishanin e atëhershëm, mbi përfitimet e Bashës në zgjedhjet vendore te vitit 2011 tamam nga bota e krimit!! E dyta, akademizmi nuk ka qenë kurrë e as do ndodhë të kapet nga të fortët e rrugës. Por akademizmi është i kapur fund e krye nga të fortët politikë të Partisë Demokratike e Sali Berishës ne universitete.
Troç e qartë; Zgjedhjet në Universitete, posaçërisht ne universitetet e Tiranes me se pari, nuk janë as të lira e as demokratike. Një sistem i turpshëm politik dhe i korruptuar qe deri me sot kontrollon universitetet, po përgatit qartë rotacionin mes vetes, duke i bere garat te pamundura deri formale; nga njeri tek tjetri, nga i pari tek i dyti që më herët ka pas qene ne te njëjtin sistem dhe ndajnë bashkë të mirat e këtij sistemi!! kjo është e vërteta!! Dhe kjo po e degradon arsimin e lartë publik në këtë vend!!
KOHA JONË SONDAZH

