Brahim Shima: Duan të mbyllin RTV ORA se kemi qenë të ndershëm dhe të vërtetë
Drejtori i Informacionit Brahim Shima deklaroi se vendimi i Inspektoriatit Shtetëror Shëndetësor për gjobitjen është marrë vetëm nga dy foto.
“Nuk mund ti mbyllësh gojën se do të flasë. Nuk po mbyll biznesin por po mbyll fjalën e lirë. Kemi qenë të ndershëm përballë shikuesve dhe beteja do të vazhdojë. Vendimi për mbylljen dhe lënien afat për 30 ditë të ankimimit të këtij vendimi po në këtë institucion është skandaloz”, deklaron Brahim Shima.
Një ditë pas gjobitjes në mënyrë të paprecedentë me 20 milionë lekë ISHSH ndërmerr dhe një hap tjetër të rëndë duke kërkuar mbylljen e sinjalit të RTV Ora.