Braho: Kush i largohet konsensusit nuk përfill orientimet e Venecias
Në mbledhjen e tryezës për Reformën në Drejtësi, në emër të LSI, Spartak Bravo vuri theksin tek proçesi konsensual si dhe ndërhyrjet në Kushtetutë, që sipas tij duhet të jenë sa më të vogla.
Braho: Komisioni i Venecias kërkon që proçesi të jetë konsensual. Kësaj nuk i shpëtojmë dot, kush i largohet konsensusit apo dialogut nuk përfill orientimet e Venecias. Së dyti, ndërhyrjet në Kushtetutë pak a shumë duhet të jeni minimaliste. Gjykoj që janë bërë reth 60 ndryshime në Kushtetutë. Vërejtja jonë është që shumë gjëra mund të bëhen përmes ligjeve funksionale të organizimit të këtyre institucioneve. Dhe një vërejtje parimore, është reduktimi i institucioneve që krijohet për të mos pasur shumë institucione të cilat në vend që të ndihmojnë proçesin e pastrimit, të funksionimt normal të drejtësisë do ta pengojnë atë. Gjykoj që si Komision duhet të vazhdojmë punën pa ndërprerje sipas një intinerari me disa stacione. Stacioni i parë është puna e ekspertëve, stacioni i dytë Komisioni, stacioni i tretë është Venecia vajtje-ardhje disa herë.
KOHA JONË SONDAZH

