Braho: Ministri grek, të pranojë genocidin e ashpër ndaj çamëve
Anëtarja e kryesisë së Partia për Drejtësi Intergim dhe Unitet, njëherazi edhe nënkryetare e forumit të gruas, Vjollca Braho tha se PDIU është partia e kauzës kombëtare që ka për qëllim mbrotjen e dinjiteteti të çamëve. Në prag të vizitës së ministrit të Jashtëm Grek në Shqipëri, Braho gjithashtu tha se Kotzias duhet të ketë kurajon për të pranuar genocidin helen në vitin 1944 ndaj popullsisë çame.
“Ditën e hënë do të na vizitojë ministri i Jashtëm grek, Nikolas Kotzias. Shpresoj që këtë herë ai të ketë kurajon të pranojë të vërtetën e atij genocide që ka ndodhur në Shqipëri dhe meqë në vizitën e kaluar ligjin e luftës e ka quajtur kotësi, të ketë mirësinë dhe guximin që të deklarojë heqjen e tij”, tha ajo.
Kurse referuar modelit të zgjedhjes, Braho tha se PDIU përcolli vlerat më demokratike në zgjedhjet e kryetarit të kësaj partie, ndërsa pritshmëritë janë që puna e këshilltarëve në bashki së shpejti të përkthet në mandate deputetësh në parlament.
“Ne thuajse jemi me këshilltarë në të gjitha bashkitë dhe me punën e tyre dhe mandatin e tyre anëtarët e PDIU, unë mendoj se do të kthehen nga mandate këshilltarësh në mandate deputetësh”, u shpreh ajo.
KOHA JONË SONDAZH

