Braho nesër në Prokurori, dëshmon mbi dijeninë e atentatit të Doshit
Nesër pritet të dëshmojë para hetuesve dhe kreu i sigurisë kombëtare deputeti Spartak Braho. Megjithatë ende zyrtarisht prokuroria nuk ka konfirmuar të ketë nisur një ftesë për dëshmi ndaj kryetarit të Komisionit të Sigurisë Spartak Braho. Spartak Braho ka qenë një ndër personat e parë që ka folur në lidhje me akuzat e Tom Doshit për një atentat duke thënë të njëjtin version si ai që ka bërë më parë edhe Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri. Braho në një deklaratë për mediat ka thënë se ai ka pasur dijeni për këtë çështje por jo në versionin e paraqitur nga Doshi.