Braho: Pakti detar me Greqinë do të rinegociohet

Kryetari i Komisionit për Sigurinë Kombëtare, Spartak Braho, vlerësoi të hënën se nuk cënohet siguria kombëtare edhe pse në krye te qeverisë greke eshte lideri i opozitës së majtë, Aleksis Tsipras.

Tsipras bëri betimin këtë të hënë para Presidentit, duke u mandatuar për formimin e qeverise së re të Greqisë. Në një prononcim për mediat, kreu i komisionit të Sigurisë, Braho, tha se kushdo që të jetë Kryeministër, pakti detar do të rinegociohet. AI shprehu bindjen se Syriza ashtu si edhe të majtët e tjere, do të jetë i bindur për këtë rinegocim në interes të zgjidhjes së këtij problemi që nuk është problem shqiptar, por është problem dypalësh. “Të dyja vendet kanë interes për ta zgjidhur”, deklaron Braho.
Një përshtypje e parë është se ata brenda pak orëve, vijon Braho, nxorën rezultatin dhe sipas tij, kjo dëshmon për një demokraci të zhvilluar dhe një seriozitet në zgjedhje pavarësisht problematikës që ata kanë. “Zgjedhjet e parakohshme janë gjithmonë të vështira. Me këtë rast unë i uroj fitoren e Syzriza dhe të Tziprasit. Kam patur rastin ta takoj në vitin 1998, ishte përfaqësues i rinisë në Partinë Smoja që ishte në atë kohë”, thekson Braho.
I pyetur mbi seancën dëgjimore me ministrin e Brendshëm, të njoftuar prej tij, Braho tha se janë disa raportime për të cilat komisioni thërret ministrin e Brendshem, Drejtorin e Përgjithshme të Policisë, Shërbimin Informativ, Drejtorinë e Pastrimit të Parave, lidhur me problematikën e luftës kundër terrorizmit, krimit të organizuar që është një problematikë. Në përgjigje të pyetjes nëse ka elemente konkrete që mund të gjykohen shqetësuese, Braho shprehimisht tha se “po, ka element konkret”. Fakti që kemi disa ngjarje të rënda kriminale që lidhen, jo vetëm me zbulimin e arsenalit të madh të prodhimit të drogave, theksoi ai, por edhe me ngjarje të tjera, siç është përdorimi në aksione kriminale të eksplozivit. “Ngjarjet e Francës kërkojnë një riangazhim drejt strukturave të sigurisë kombëtare të shtetit shqiptar”, nënvizoi Braho.
Në lidhje me shpërthimet e fundit me eksploziv, i pyetur nëse gjykon se diçka po çalon me sigurinë dhe rendin në vend, Braho tha se nuk po çalon asgje, por se është një dinamikë që po ripërsëritet. “Policia ka arritur suksese të rëndësishme në këtë periudhë, por edhe krimi është në ofensivë. Gjykoj që goditjet do të jenë të forta, pasi janë marrë të tëra masat për zbulimin e autorëve, por edhe për zbulimin e këtyre grupeve kriminale që shpesh herë veprojnë me porosi për të krijuar këtë situatë”. tha Braho.

Prononcimi i plotë për media të Kryetarit të Komisionit për Sigurinë Kombëtare z. Spartak Brahi

Zoti Braho Greqi zhvilloi zgjedhjet parlamentare dhe Syriza i fitoi ato. Sa ndikon kjo tek marrëdhëniet me shtetin Grek dhe tek siguria jonë kombëtare duke ditur se kemi ende çështje të hapura mes dy vendeve?

Një përshtypje e parë është se ata brenda pak orëve nxorën rezultatin dhe dëshmon për një demokraci të zhvilluar dhe një seriozitet në zgjedhje pavarësisht problematikës që ata kanë. Zgjedhjet e parakohshme janë gjithmonë të vështira. Me këtë rast unë i uroj fitoren e Syzriza dhe të Tziprasit. Kam patur rastin ta takoj në vitin 1998, ishte përfaqësues i rinisë në Partinë Smoja që ishte në atë kohë. Ju shtroni problemin nëse cenohet siguria kombëtare, nuk ka asnjë problem.

Nisur nga fakti se pakti detar mbetet ende i panegociuar…..?

Pakti detar, kushdo që të jetë Kryeministër do të rinegociohet dhe kam përshtypjen se Syriza ashtu si edhe të majtët e tjera, këtë shprehjen radikal nuk e kuptoj se përse është fjala, do të jetë i bindur për këtë rinegociom në interes të zgjidhjes së këtij problemi që nuk është problem shqiptar, por është problem dy palësh. Të dyja vendet kanë interes për ta zgjidhur.

Z. Braho ju njoftuat një seancë dëgjimore me Ministrin e Brendshëm. Përse do të njoftohet kjo seancë?

Seanca me Ministrin e Brendshëm për një raportim normal të tij. Janë disa raportime për të cilat komisioni thërret Ministrinë e Brendshme, Drejtorin e Përgjithshme të Policisë, Shërbimin Informativ, Drejtorinë e Pastrimit të Parave, lidhur me problematikën e luftës kundër terrorizmit, krimit të organizuar që është një problematikë….

Ka elemente konkrete që mund të gjykohen shqetësuese?

Po ka element konkret. Fakti që kemi disa ngjarje të rënda kriminale që lidhen, jo vetëm me zbulimin e arsenalit të madh të prodhimit të drogave, por edhe me ngjarje të tjera siç është përdorimi në aksione kriminale të eksplozivit. Por ju shikoni se ngjarjet e Francës kërkojnë një riangazhim drejt strukturave të sigurisë kombëtare të shtetit shqiptar.

Z. Braho, ju e përmendët që kohët e fundit ka patur një valë të shpërthimeve me eksploziv. Si Kryetar i Komisionit të sigurisë a gjykoni se diçka po çalon në problematikën e sigurisë dhe rendit në vend?

Jo, nuk besoj se po çalon. Është një dinamikë që po ripërsëritet. Policia ka arritur suksese të rëndësishme në këtë periudhë, por edhe krimi është në ofensivë. Gjykoj që goditjet do të jenë të forta pasi janë marrë të tëra masat për zbulimin e autorëve, por edhe për zbulimin e këtyre grupeve kriminale që shpesh herë veprojnë me porosi për të krijuar këtë situatë.

SHKARKO APP