Braimllari: Hajdutët (qeveritarë) po hanë kokat e njëri-tjetrit

Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, Endrit Braimllari thotë se ndryshimi i Sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Brendshme, tregon qartë se hajdutët e Rilindjes sot kanë filluar të hanë kokat e tyre. ”Elona Pici është si të jetë vetë Engjëll Agaçi. Pas kapjes së të gjitha institucioneve, sot Engjëll Agaçi ka kapur dhe Sandër Lleshin duke e kthyer atë në një kukull në krye të këtij dikasteri”,-shkruan ndër të tjera Braimllari.

Postimi i plotë

Hajdutët po hanë kokat e njëri-tjetrit!

Ndryshimi i Sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Brendshme tregon qartë se hajdutët e Rilindjes, sot kanë filluar të hanë kokat e tyre.

Engjëll Agaçi i xhelozuar nga ”bëmat marramendëse” të Plarent Ndrecës me tenderat vendosi që ta marrë vetë postin e Sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Brendshme.

Elona Pici është si të jetë vetë Engjëll Agaçi. Pas kapjes së të gjitha institucioneve, sot Engjëll Agaçi ka kapur dhe Sandër Lleshin duke e kthyer atë në një kukull në krye të këtij dikasteri.

SHKARKO APP