Braimllari i përgjigjet Ballës: Më 25 prill ke shumë gjynahe për të larë, shqiptarët do të ndëshkojnë me votë ty dhe gjithë farën tënde
Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, Endrit Braimllari, ka reaguar pas deklaratave të Sekretarit të Përgjithshëm të PS, Taulant Balla. “Taulant, LSI nuk është e Ilir Metës sepse Ilir Meta është presidenti i të gjithë shqiptarëve. Mos ki merakun e LSI sepse sa herë që merreni LSI, ajo rritet. LSI është e te rinjve dhe të rejave energjike të Shqipërisë, e socialisteve të ndershëm dhe jo si pune jote që more bursën e studimit ne Rumani me ndihmën e babait tënd duke spiunuar socialistet e Librazhdit. Në 25 prill, as fustanet e nuses tënde, as çantat e shtrenjta të motrës tende, as korrupsioni i kunatit tënd, as tenderat e letrës tende higjenike që kurrë nuk realizohen nuk do të ndihmojnë të mbushesh kutitë dhe të deformosh vullnetin e qytetareve. Në 25 prill, ti ke shume gjynahe për të larë dhe shqiptarët do të ndëshkojnë me votë ty dhe gjithë farën tënde”,- shkruan Brahimllari.
KOHA JONË SONDAZH

