Braimllari i përgjigjet Ramës: Kryeministri i humbur në betejën me LSI, në 2013 qante për të na pasur në krah

Sekretari i Përgjithshëm i LSI, Endrit Braimllari në Ora News ka komentuar deklaratat e kryeministrit Edi Rama për shkrirjen e Lëvizjes Socialiste për Integrim.

Për gazetaren Matilda Mcini, Braimllari tha se investimi i vetëm i kryeministrit është beteja me LSI, ndërkohë që shtoi se sot Ramës i ka folur subkoshienca

Sipas Braimllarit, beteja e Ramës me LSI është e humbur.

Braimllari: Kryeministri Edi Rama është në një çekuilibrim mendor, është në një hall shumë të madh. Nuk e di se ku e ka hallin, ndoshta nga sondazhet që nuk i dalin, ose nga problemet e tij. Kryeministri i hap luftë të gjithëve, i hap luftë ambasadorëve, i hap luftë LSI, pra tregon qartë gjendjen e tij të rënduar, sepse është i vetëm në këtë proces. Ajo që është më absurde, besoj që kryeministrit sot i foli subkoshienca dhe vetë qytetarët e vendit u qartësuan më shumë nga thëniet e tij, është se kryeministri të gjithë betejën e tij e ka se si të shkrijë LSI, jo se si t’i shërbejë qytetarëve. Pra kjo është beteja e tij. Kemi një kryeministër që nuk mendon për mungesën e vendeve të punës, nuk mendon për taksat e larta, kemi një kryeministër që thjeshtë çon paratë e qytetarëve në xhepat e oligarkëve dhe në xhepin e tij pa menduar për hallin e qytetarëve. Halli i tij i vetëm është se si të godasë LSI. I gjithë investimi i tij është mbi LSI, e cila ia ka dhënë mesazhin e qartë atij vite më parë.

Në 2009 Edi Rama nxirrte zëdhënësin e tij t’i bënte thirrje LSI për të votuar 33. Ndërkohë pas zgjedhjeve të 2009 kaloi në opozitë. Në 2011 për Bashkinë e Tiranës, Edi Rama përballë Lulzim Bashës, LSI ishte në krah të PD dhe arriti ta mundë përballë Bashës. E patë si qante kryeministri në 2013 për të pasur LSI në krah dhe të vetmin kusht që LSI i vendosi në atë kohë që të vinte në Parlament, të votonte katër ligjet për integrimin evropian me qëllim që të mos bllokoheshin proceset integruese. Në të gjithë këtë betejë kryeministri është i humbur me LSI.

SHKARKO APP