Braimllari: Kryeministri dhe qeveria më shumë përhapin panik dhe represion, se sa të japin shpresë për të dalë nga kjo situatë
Sekretari i Përgjithshëm i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Endrit Braimllari deklaron se Kryeministri Edi Rama dhe qeveria e tij po e përdorin këtë pandemi për të bërë politikë dhe për të krijuar një klimë represioni si ndaj qytetarëve, ashtu dhe ndaj biznesit.
Përmes rrjeteve sociale, Braimllari shprehet se Kryeministri dhe qeveria më shumë përhapin panik dhe represion tek qytetarët dhe bizneset, se sa të japin shpresë për të dalë nga kjo situatë.
“Ndërkohë që vendi ka hyrë në muajin e dytë të bllokimit total, Kryeministri dhe qeveria vazhdojnë me “do të ketë”… një ekip që do punojë për këtë dhe për atë.
Kryeministri dhe qeveria më shumë përhapin panik dhe represion tek qytetarët dhe bizneset, se sa të japin shpresë për të dalë nga kjo situatë.
Qytetarët të papunë zhyten në varfëri, bizneset po falimentojnë pa asnjë mbështetje reale, nga qeveria ka vetëm show mediatik.
Kryeministri dhe qeveria të lërë “do të ketë”, por të japin mbështetje reale për bizneset dhe qytetarët, të cilët sot më shumë se kurrë kanë nevojë për mbështetje ekonomike dhe jo show mediatik”, shprehet në reagimin e tij, Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, Endrit Braimllari.