Braimllari: Lleshaj të mbajë përgjegjësi direkte për vdekjen e komisarit Hajdarmetaj
Sekretari i Përgjithshëm i LSI, Endrit Braimllari, ka akuzuar Ministrin e Brendshëm Sandër Lleshaj si përgjegjës të drejtpërdrejtë për humbjen e jetës së komisarit Bajram Hajdarmetaj në godinën e Kavalishencës në Durrës.
Në një postim në Facebook, Braimllari ka zbuluar edhe emërimet nepotike që janë bërë nga Lleshaj, pasi Drejtori i Shtëpisë së Pushimit të Ministrisë së Brendshme, e cila u shemb, është kushëri i parë i Taulant Ballës.
“Sandër Lleshi duhet të mbajë përgjegjësi drejtpërdrejt për humbjen e jetës së Kryekomisar Bajram Hajdarmatajt, jo vetëm për mosveprim pas tërmetit të 21 shtatorit, por dhe për emërime nepotike.
Drejtori i Kavalishencës Ahmet Doda, i shoqëruar sot në polici, është djali i dajës së Taulant Ballës.
Emërime të tilla nepotike dhe jo profesionale sollën atë fatkeqësi duke mos marrë asnjë masë pas tërmetit të 21 shtatorit, i cili dëmtoi rëndë godinën e Kavalishencës“,- shkruan Braimllari në postimin e tij.