Braimllari: LSI po punon që Korça të jetë për rininë dhe jo ndaj oligarkisë (VIDEO)

Në një intervistë të dhënë në emisionin ”Korça Voton” në televizionin Korça Plus, sekretari i përgjithshëm i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Endrit Braimllari shprehet se Rilindja në Korçë ka shkatërruar ekonominë e qytetarëve korçarë dhe se në shumë zona të Korçës nuk ka ujë të pijshëm, kanalizime, ndriçim dhe për më tepër infrastrukture rrugore.

“Korça ka një realitet ndryshe jashtë 2 bulevardëve të qytetit,sepse vetëm në to është bërë investim dhe kjo për shkak se atje jane bizneset e të afërmve të Niko Peleshit dhe drejtuesve të tjerë të “Rilindjes”. Politika që “Rilindja” ka ngritur në Korçë është politikë e vjetër klienteliste e cila është në duart e një apo dy personave që nuk I shërbejnë të rinjve korçarë. Ekonomia nuk duhet të jetë vetëm në duart e Niko Peleshit por në duart e të gjithë qytetarëve korçarë që kanë mundësi të punojnë. E gjithë administrata publike që duhet të jetë në shërbim të qytetarëve,është kthyer në administrate personale e Niko Peleshit”.

SHKARKO APP