Braimllari: Masakra zgjedhore duhet zbardhur një orë e më parë

Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, Endrit Braimllari, thotë se masakra zgjedhore e 25 prillit duhet zbardhur një orë e më parë. Përmes një postimi në facebook, ai shkruan se ”Përtej blerjes së votës, intimidimit, përdorimit të strukturave kriminale duhet të merren nën hetim kryetarët e bashkive mbi emërimet politike nga janari deri në 25 prill, të verifikojnë rritjen fiktive të ndihmës ekonomike dhe vetëm me këto dy fakte tronditëse zgjedhjet kanë rënë”.

Postimi i plotë

Masakra zgjedhore duhet zbardhur një orë e më parë. Instuticionet e drejtësisë e kanë shumë të thjeshtë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Përtej blerjes së votës, intimidimit, përdorimit të strukturave kriminale duhet të merren nën hetim kryetarët e bashkive mbi emërimet politike nga janari deri në 25 prill, të verifikojnë rritjen fiktive të ndihmës ekonomike dhe vetëm me këto dy fakte tronditëse zgjedhjet kanë rënë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Pushteti lokal u përdor i gjithi në kundërshtim me ligjin në funksion të Rilindjes.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?