Braimllari: Më 25 prill, ndëshkim popullor për kryetarin e bashkisë kukull (VIDEO)

Teksa ka shpërndarë në rrjete sociale një kronikë që tregon gjendjen e mjerueshme të fëmijëve në rrethinat e Korçës, të cilët ecin mbi një orë në këmbë çdo ditë për të shkuar në shkollë, Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, Endrit Braimllari thotë se ndëshikimi popullur do të jetë më 25 prill për kryetarin e Bashkisë së këtij qarku, të cilin ai e quan kukull.

”Taksat e qytetarëve të Korçës keqpërdoren në funksion të një oligarku dhe nuk shkojnë për ti shërbyer nxënësve që vinë nga zonat e thella për të marrë dije. Më 25 prill merr fund kjo papërgjegjshmëri”,- shkruan Braimllari në facebook.

Postimi i plotë

Korça drejtohet nga një kryetar bashkie kukull, i papërgjegjshëm dhe arrogant, peng i oligarkisë. Taksat e qytetarëve të Korçës keqpërdoren në funksion të një oligarku dhe nuk shkojnë për ti shërbyer nxënësve që vinë nga zonat e thella për të marrë dije. Më 25 prill merr fund kjo papërgjegjshmëri. Më 25 prill ndëshkim popullor për kryetarin e bashkisë kukull qe ka shperdoruar taksat e qytetareve.

SHKARKO APP