Braimllari me të rinjtë e Devollit: Rama, politikë antikombëtare për të vrarë shpresën në vend
Sekretari i Përgjithshëm i Lëvizjes Socialiste per Integrim, Endrit Braimllari gjatë një takimi me të rinjtë në Bashkinë e Devollit, ngriti shqetësimin e largimit masiv të rinisë shqiptare.
Braimllari shprehet se mungesa e vendeve të punës, kostoja e lartë e jetës, por mbi të gjitha, mungesa e vizionit në përkrahjen e të rinjve ka sjellë largimin masiv.
“Në takim me të rinjtë në Bashkinë e Devollit. Shqetësim i jashtëzakonshëm mbetet largimi i të rinjve nga vendi për shkak të politikave klienteliste të Edi Ramës.
Mungesa e vendeve të punës, kostoja e lartë e jetës, por mbi të gjitha, mungesa e vizionit në përkrahjen e të rinjve ka sjellë largimin masiv.
Kjo politikë antikombëtare synon të vrasë shpresën dhe energjinë e jashtëzakonshme të rinisë, duke e demotivuar dhe larguar nga vendi.
Është mision kombëtar kthimi i shpresës me qëllim që të rinjtë të ndërtojnë në vendin tonë të ardhmen e tyre dhe të japin kontribut në zhvillimin e vendit.
Të gjitha energjitë duhet të fokusohen tek punësimi, tek hapja e vendeve të reja të punës, tek stimulimi i bizneseve nëpërmjet politikave fiskale në shërbim të rinisë, me një sistem arsimor që unifikon diplomën me tregun e punës. Të kthejmë shpresën tek rinia”, tha Braimllari.