Braimllari: Ministri i Brendshëm i përfshirë në shkatërrimin e zgjedhjeve, të merret nën hetim nga SPAK

Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, Endrit Braimllari, thotë se në çdo bashki të vendit dalin qytetarët që kanë votuar më shumë se disa herë më 25 prill, dhe për të kjo vërtetohet edhe në Shkodër, Berat, Gjirokastër, Durrës dhe në të gjithë vendin. ”Masakër e vërtetë zgjedhore”,-thotë përmes një postimi në facebook. Nga ana tjetër, ai nënvizon se ministri i Brendshëm është i përfshirë në shkatërrimin e zgjedhjeve dhe thirrja e tij është që SPAK duhet të nis menjëherë hetimet për Blendi Çuçin.

Postimi i plotë

Masakra zgjedhore e 25 Prillit vërtetohet çdo ditë. Në çdo bashki të vendit dalin qytetarë që kanë votuar më shumë se disa herë, kjo vërtetohet dhe në Shkodër, Berat, Gjirokastër, Durrës dhe në të gjithë vendin. Masakër e vërtetë zgjedhore.

Pamjet e një video të numëruesit të Rilindjes në Gjirokastër që plotëson me stilolaps fletën e votimit në tavolinën e numërimit për t’i dhënë votën Bledi Çuçit, Ministër i Brendshëm dhe ja dërgon live me foto në celularin e ministrit për t’i konfirmuar deformimin e vullnetit të qytetarit tregon qartë se zgjedhjet e 25 Prillit kanë rënë.

Ministri i Brendshëm i përfshirë drejtpërdrejtë në manipulimin dhe shkatërrimin e zgjedhjeve në vend. Duhet të merret nën hetim nga SPAK kjo është provë konkrete.

Kjo provë por dhe mijëra të tjera të cilat nuk janë marrë në shqyrtimi nga KAS tregon qartë që nuk kishim të benim me zgjedhje normale në vend por me zgjedhje ku armata shtetërore e Rilindjes e koordinuar dhe me strukturat kriminale në vend, intimiduan qytetarët, deformuan vullnetin e tyre por edhe ndërhynë dhe brënda në kuti me përkrahje shtetërore.

SHKARKO APP