Braimllari në Klocë: Bashkia Maliq ushtron presion. Përpara drejtësisë zyrtarët që tallen me varfërinë ekstreme të banorëve
Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, Endrit Braimllari vijon takimet me banorët e fshtrave në qarkun e Korçës. Këtë herë ai është ndalur në Klocë të Maliqit, ku thotë se mungesa e infrastrukturës, kanalizimeve, ujit të pishëm, mungesa e investimeve në bujqësi janë shqetësime serioze.
Ai akuzon se Bashkia Maliq, ushtron presion nëpërmjet ndihmës ekonomike për shërbimet që duhet ti ofrojë çdo qytetari duke keqpërdorur zyrat e shtetit. Nga ana tjetër, sekretari i LSI-së thekson se përpara drejtësisë do të shkojnë të gjithë zyrtaret të cilët abuzojnë dhe tallen me varfërinë ekstreme të banorëve.
Përmes një postimi në facebook, ai bën thirrjen që më 25 prill të 2021, shqiptarët të bëhen bashkët për largimin e qeverisë ”Rama 2”, të cilën e quan fatkeqësi kombëtare.
Postimi i plotë
Banorët e Klocës në Libonik të Maliqit po perballën me arrogancën, paaftësinë dhe papërgjegjshmërinë e bashkisë Maliq. Mungesa e infrastrukturës, kanalizimeve, ujit të pishëm, mungesa e investimeve në bujqësi janë shqetësime serioze për banorët e Klocës. Bashkia Maliq, ushtron presion nëpërmjet ndihmës ekonomike për shërbimet që duhet ti ofrojë çdo qytetari duke keqpërdorur zyrat e shtetit.
Përgjegjësia do të jetë personale per kedo qe ushtron presion dhe perdor zyrat e shtetit per interesa personale dhe jo ne funksion te sherbimit qytetar. Te gjithe do te mbajne pergjegjesi per abuzimet, emerimet fiktive dhe keqperdorimin e fondeve publike.
Do te shkojne perpara drejtesise te gjithe zyrtaret te cilet abuzojne dhe tallen me varferine ekstreme te banoreve te kesaj zone. Rilindja ka marre fund, eshte e deshperuar dhe e vetmuar, forca e qytetareve te bashkuar eshte shume here me e forte se e ketij sekti famekeq.
Më 25 prill largojmë këtë fatkëqesi kombëtare që po i merr shpirtin vendit dhe qyterarëve. Më 25 Prill nis një epokë e re ajo e hapjes së vendeve të punës, e vëmëndjes së drejtperdrejtë mbi hallet e qytarëve. #Shqiperia_shtepia_juaj🇦🇱