Braimllari: Niko Peleshi dhe hajdutët e tij të ndalin presionin ndaj qytetarëve dhe ndaj administratës

Drejtuesi politik i Lëvizjes Socialiste për Integrim në Qarkun e Korçës i bën thirrje ministrit të Mbrotjes Niko Peleshi që të ndalojë urgjentisht presionet ndaj qytetarëve dhe ndaj administratës publike në këmbim të votave në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit.

Përmes rrjeteve sociale, Braimllari shprehet se qytetarët e Korçës, tashmë e kanë ndarë mendjen, ata janë me të rinjtë dhe me të ardhmen e tyre.

Nga ana tjetër, kandidati i LSI-së për deputet në Korçë bën me dije se socialistët e ndershëm po i bashkohen LSI-së, ndaj fati i rilindjes është vetëm kalimi i saj në opozitë pas 25 prillit.

“Niko Peleshi dhe hajdutët e tij të ndalin presionin ndaj qytetarëve dhe ndaj administratës publike.

Qytetarët e Korçës, tashmë e kanë ndarë mendjen, ata janë me të rinjtë dhe me të ardhmen e tyre.

Rilindja është në opozitë, socialistët e ndershëm po i bashkohen LSI-së dhe së bashku do ta bëjmë Korçën Shtëpinë Tonë”, shprehet kryesuesi i listës së kandidatëve të LSI-së për deputetë në Qarkun e Korçës, Endrit Braimllari.

SHKARKO APP