Braimllari: Opozita kërkon zgjedhje të parakohshme, të çojmë përpara reformën zgjedhore

Sekretari i Përgjithshëm i LSI, Endrit Braimllari deklaroi se opzoita do të vijojë që të kërkojë zgjedhje të parakoshme.

I ftuar në studion e edicionit qendror të lajmeve në Vizion Plus, Braimllari tha se 9 kushtet e propozuara nga Bundestagu gjerman janë zgjidhja më e mirë e krizës politike në vend.

Braimllari theksoi se Shqipëria pas 18 tetorit është në një situatë të re dhe se vetëm reforma zgjedhore dhe dekriminalizimi i votës janë në fokus të aksionit të opozitës teksa u shpreh optimist se shumë shpejt do të zhvillohen dhe zgjedhejt lokale.

Intervista e Braimllarit për Vizion Plus

KQZ shkarkoi dje Agim Kajmakun. Çfarë do të ndodh me bashkinë e Vorës? A mund të ketë një datë të re të pjesshme?

E para, ajo çfarë ka ndodhur me zgjedhjet moniste të 30 qershorit, është e pa precedent. Pra është e qartë tani më dhe është vërtetuar që Edi Rama edhe i vetëm në votime moniste nuk arrin të gjejë kandidatura të pastra. Kandidatura që vërtet të përfaqësojnë interesat e qytetarëve. Pse ndodh kjo gjë? Kjo ndodh sepse komplet struktura e rilindjes, duke filluar nga kryeministri dhe të gjithë të tjerët që përbëjnë atë strukturë janë të kapur nga krimi i organizuar. Dhe kur them që janë të kapur nga krimi i organizuar janë pjesë e një strukture e cila është e marr peng. Është e marr peng sepse i kërkuan bashkëpunim në 2017, e përdorën për të deformuar votën e shqiptarëve dhe tani janë peng të propozimeve dhe emrave që vinë nga bota e krimit. Pra u vërtetua që kandidaturat edhe i vetëm në zgjedhje ky i përzgjedh me rekorde kriminale sepse nuk shkëputet dot nga kjo botë. Për sa i përket Bashkisë se Vorës, Bashkisë së Shkodrës por dhe disa të tjerave që do të dalin në vazhdim, për ne është shumë e qartë. Që 30 qershori ishte votime moniste. Nuk ka pasur proces zgjedhor me 30 qershor. Opozita kërkon zgjedhje të parakohshme, kërkon të çojë përpara reformën zgjedhore. Pra të kemi një reformë zgjedhore gjithëpërfshirëse dhe që i jep përgjigje dekriminalizimit të votës. Kjo është sot më e rëndësishme për Lëvizjen Socialiste për Integrim e cila të gjithë energjinë e saj e ka fokusuar tek një reformë zgjedhore gjithëpërfshirëse që i jep përgjigje dekriminalizimit të votës. Sepse sot problem i madh është deformimi i vullnetit të qytetarëve. Siç ndodhi në 2017. Pra u vërtetu me përgjimet e dy dosjeve shumë të rëndësishme që prokuroria nuk i ka hetuar, por është vërtetuar me kandidaturat që Edi Rama ka propozuar në votimet e tij moniste që përsëri kanë probleme dhe kanë rekorde kriminale.

Ta formuloj ndryshe, nëse Presidenti Meta do të dekretonte zgjedhje të pjesshme në Shkodër dhe në Vorë, a do të merrte pjesë opozita në këto zgjedhje?

Kjo nuk është një përgjigje që më takon ta them unë sepse janë strukturat e partisë të cilat vendosin dhe i gjithë fronti i bashkuar opozitar që pastaj merr edhe një vendim të tillë por ajo çfarë është më e rëndësishme është që të gjitha palët në vend duhet të fokusohen te dialogu. Është shumë i rëndësishëm fokusimi te dialogu për t’i dhënë zgjidhje 9 pikave të Bundestagut Gjerman, pra 9 kushteve të Bundestagut Gjerman. 9 kushtet janë platforma më e mirë se si vendi del nga kriza dhe se si I jepet zgjidhje dhe dekriminalizimit të votës. Moshapja e negociatave me 18 tetor është jashtëzakonisht shumë e rëndë por rëndon drejtpërdrejt mbi Edi Ramën, drejtpërdrejtë mbi qeverinë sepse është goditje e drejtpërdrejtë e Edi Ramës sepse ky ishte personi që do të dërgonte reformat përpara. Është e qartë që moshapja e negociatave erdhi pikërisht për disa arsye shumë madhore, për lidhjen e shtetit me krimin e organizuar, korrupsioni, koncesionet klienteliste, mosndëshkimi i vjedhjes së votës. Pra për herë të parë në një raport zyrtar të Bundestagut Gjerman thuhet qartazi, ndëshkueshmëria e vjedhjes së votës. Pra është tani e pranuar botërisht, jo vetëm nga palët që janë brenda vendit por nga Bundestagu Gjerman, kishim komunikimin e Ambasadores së re të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në senat ku e tha qartazi që do të vijë për të ulur palët në zgjidhjen e krizës, pra Shqipëria është në një krizë të thellë dhe kërkon dialog të fortë për të dalë nga kjo krizë. Në këtë kuptim të gjithë palët duhet të lënë diçka për interesat kombëtare të vendit.

Opozita duket se ka nisur përgatitjet për zgjedhjet e parakohshme si parlamentare ashtu edhe ato lokale. A i shihni vërtet afër ato apo deklaratat publike janë thjeshtë për konsum politik?

Nuk janë për konsum politik. I shohim më afër se kurrë, sepse opozita e bashkuar ka ngritur një grup pune për reformën zgjedhore, do të ketë një draft përfundimtar dhe besojmë që zgjedhjet lokale dhe vendore do të jenë shumë afër. Përgatitjet tona kanë filluar dhe janë përgatitje në funksion të një axhende kryesore, të dhënies përgjigje dhe zgjidhjes së 9 kushteve të Bundestagut gjerman. Ajo është platforma kryesore për vendin për të dalë nga kriza dhe këtu duhet të fokusojnë të gjitha palët energjitë e tyre.

Organizimi i strukturave është permanent, sepse LSI është gjithmonë në komunikim me anëtarësinë e saj dhe me qytetarët. Por kjo është një çështje e brendshme e organizimit të LSI. Për ne më e rëndësishme është zgjidhja e krizës, reforma zgjedhore, e cila duhe të jetë gjithëpërfshirëse dhe që I jep zgjidhje dekriminalizimit të votës.

I dërguari i posatshëm amerikan, Matthew Palmer u shpreh dje që opozita duhet të ndërpresë bojkotin pasi sipas tij aksioni nuk arriti qëllimin për zgjedhje të parakohshme. Si e lexoni këtë qëndrim?

Ajo që është më e rëndësishme është se Shqipëria është në një situatë të re pas 18 tetorit. Mosçelja e negociatave e ka sjellë vendin në një situatë të re. Ne sot kemi në platformë politike që janë 9 kushtet e Bundestagut, kemi komunikimin e ambasadores së SHBA që do të vijë shumë shpejt në vendin tonë, dhe duke u bazuar në këto dy drejtime, pra futja në dialog politik ku pjesën më të madhe e ka mazhoranca e nga ana tjetër betejën për të konsoliduar demokracinë dhe për të forcuar institucionet, siç kërkojnë SHBA. Këto të fundit janë partnerja jonë strategjike në këtë proces dhe kanë dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm në këto 30 vite në forcimin e institucioneve të shtetit shqiptar. Pra sot ne jemi të qartë në atë që ne kërkojmë. Sot shqiptarët kanë përpara një zgjidhje, Edi Rama duhet të pranojë uljen menjëherë në dialog për të zgjidhur kushtet e Bundestagut gjerman me qëllim që Shqipëria të mos mbetet përsëri pas për sa I përket hapjes së negociatave.

SHKARKO APP