Braimllari: Parlamenti monist përdori çdo dallkauk, dhe u bënë noterë të çmendurisë së Ramës

Me 104 vota pro, Kuvendi i Shqipërisë votoi për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta. Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, Endrit Braimllari thotë se Parlamenti monist dhe ilegjitim ka vetëm një qëllim të heqë vëmendje nga masakra zgjedhore e 25 prillit.

Pëmes një postimi të shkurtër në rrjete sociale, Braimllari thekson se sot u përdor çdo dallkauk, për t’u bërë noter i çmendurisë së Edi Ramës.

”Parlamenti monist dhe ilegjitim ka vetëm një qëllim, të heqi vëmëndjen nga masakra zgjedhore e 25 prillit dhe për këtë është i gatshëm të përdori çdo dallkauk, për tu bërë noter i çmendurisë së Edi Ramës. Banditet që vodhën dhe shkatërruan zgjedhjet sot bëjnë moral. Ato kanë vetëm një shqetësim, sesi të shmangin vëmëndje nga tjetërsimi i vullnetit të qytetarëve më 25 prill”.

SHKARKO APP