Braimllari: Qeveria “Rama”, shqetësim ndërkombëtar për drogën
Deputeti i LSI-së, Endrit Braimllari ka deklaron se qeveria “Rama” është kthyer në një problem ndërkombëtar për trafikun e drogës. Duke ju referuar raporteve të BE, Braimllari shprehet se grupet kriminale shqiptare po marrin drejtimin e shpërndarjes së narkotikëve në tregjet e Bashkimit Evropian.
Në një koment në Facebook ai shprehet se kjo rritje e kriminalitetit shqiptar lidhet vetëm me nxitjen që i bëri kanabisit dhe drogës qeveria “Rama”.
“Kjo qeveri është kthyer në shqetësim ndërkombëtar për trafikun e drogës. Qendra evropiane jep alarmin që grupet kriminale që flasin shqip po marrin drejtimin e shpërndarjes së narkotikëve në tregjet e Bashkimit Evropian. Kemi paralajmëruar prej kohësh që Shqipëria është kthyer në një nyje trafikimi të lëndëve narkotike dhe drogave të forta. Kjo ka ndodhur sepse kjo qeveri dhe ky Kryeministër nxitën, mbështetën dhe u bënë njësh me trafikun drogës”,- shprehet Endrit Barimllari.
KOHA JONË SONDAZH

