Braimllari: Rama jo më show mediatik, sa më shumë testime
Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, Endrit Braimllari përmes një statusi në facebook, thotë se në vend duhet të ndërmerren testime masive për Covid-19 për të kuptuar edhe situatën reale. Nga ana tjetër, ish-deputeti e fton kryeministrin Edi Rama që të lërë atë që e quan show mediatik për këtë situatë.
Postimi i plotë
Vendi ka hyre ne muajin e dyte te pandemise dhe ne te gjithe raportet nderkombetare, por dhe rekomandimeve te OBSH, eshte verteteruar qe testimi masiv eshte ai qe na jep nje projeksion te qarte per masat qe duhen marre per te dale nga kjo situate.
Edi Rama duhet te lere show e tij mediatik. Te degjoj specialistet sa nuk eshte vone. Te behen sa me shume testime per te pasur nje projeksion te situates sepse sipas autoriteteve, epidemia e COVID-19 eshte perhapur me shume sesa tregojne shifrat zyrtare.
Eshte urgjente testimi i sa me shume qytetareve per te kuptuar gjendjen reale dhe mbi bazes e kesaj te ndertohet strategjia, ate çka Levizja Socialiste per Integrim e ka bere publike dhe e ka kerkuar qe ne rastin e pare te shfaqur ne vendin tone.
Kjo do te ndihmonte shume qytetaret qe te çlirohen nga kjo situate e cila tani eshte shume e rende sepse eshte kthyer ne nje problem ekonomike dhe social per shoqerine. Edi Rama duhet te heq dore nga show mediatik, te degjoj specialistet, te behen sa me shume testime.