Braimllari repikon me Beqajn dhe publikon video skandalin: Ngatërron investimet në bizneset personale me ato në Shëndetësi

Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, Endrit Braimllari, përmes një postimi në facebook, thotë se ish-ministri Ilir Beqaj ngatërron suksesin imagjinar të investimeve në Shëndetësi me suksesin e bizeseve private.

“Kryehajduti ngatërron suksesin imagjinar në Shëndetësi me suksesin real të bizneseve personale. Aq serioz ka qenë në investime gjatë kohës që ishte ministër sa dhe vetë Vilma nuk kurohet te spitalet që i la në dorë Beqaj. Sa për të tjerat; Suksese në jete”,- shkruan Braimllari në Facebook.

Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj dhe Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, Endrit Braimllari janë përfshirë sot në replika lidhur me menaxhimin e krizës së emigrantëve në kufi. Në një shkrim në Facebook, Beqaj deklaronte se qeveria “Rama” nuk duhet të paguajë asnjë lekë për emigrantët në Kakavijë, pasi ata janë qytetarë shqiptarë që i paguajnë taksat në Greqi dhe jo te buxheti i shtetit.

Ndaj këtij qëndrimi, Braimllari reagoi në Facebook duke i kujtuar ish-ministrit se emigrantët për të cilët qeveria nuk jep asnjë lekë po mbajnë ekonominë e vendit me remitanca prej 30 vitesh.  Në një postim tjetër në Facebook, Beqaj i thotë sekretarit të LSI të shoh videot ku flitet për investimet që Ilir Beqaj ka bërë në spitale kur ishte ministër.

Ndërkohë Braimllari ka postuar në Facebook video skandalin e publikuar në Fiks Fare në vitin 2016, ku ish-ministri Beqja shkarkon drejtorin e Spitalit të Tropojës me shprehjen e famshme “suksese në jetë”, vetëm sepse ai nuk i shkoi në mbledhje partie.

https://www.facebook.com/endritbraimllari/videos/829063217630163/

Postimi i Ilir Beqajt për Endrit Braimllarin

SHKARKO APP