Braimllari: Rilindja është fokusuar tek oligarkia e paligjshmëria. Vendi ka nevojë urgjente për politika konkrete në shërbim të qytetarëve

Nga Endrit Braimllari, sekretar i përgjithshëm i LSI

Rilindja shkatërroi ekonominë dhe shpopulloi vendin.
Vendi po përballet me një krizë të thellë ekonomike, mungesa e vendeve të punës, koncensionet klienteliste, goditja e biznesit të mesëm ka sjellë shkatërrimin e ekonomisë. Kryeministri dhe qeveria nuk kanë fokus politikat që favorizojne biznesin, hapjen e vendeve të reja të punës, mbështetjen e të rinjve me politika konkrete por është fokusuar tek oligarkia, paligjshmëria e cila rëndon drejtpërdrejt mbi qytetarët e vendit.
Qytetarët ndihen të papërkrahur nga kjo qeveri dhe të lënë në mëshirë të fatit.
Rilindja nuk përfaqëson interesat e qytetarëve por përfaqeson interesin e një grushti të vogël individësh servilë të pushtetit.
Vendi ka nevojë urgjente për politika konkrete në shërbim te biznesit, mbështetjen e ë rinjve, hapjen e vendeve të reja të punës, paga të mirëpaguara që të përballojnë koston e jetesës.??

SHKARKO APP