Braimllari: Sandër Lleshaj e ka kthyer policinë në organizatë mafioze
Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, Endrit Braimllari, përmes një postimi në facebook, akuzon ministrin e Brendshëm, Sandër Lleshaj, duke thënë se e ka kthyer Policinë e Shtetit në një organizatë mafioze. Sipas tij, Lleshaj ka përgjegjësi personale për sjelljen anti-ligjore të Policisë ndaj artistëve, qytetarëve që ushtruan të drejtën e tyre në mbrojtje të Teatrit Kombëtar.
Postimi i plotë
Sandër Lleshaj ka përgjegjësi personale për sjelljen anti-ligjore të Policisë së Shtetit, duke dhunuar në kapërcim të çdo kompetence ligjore artistët, qytetarët, gratë dhe fëmijët që ushtronin të drejtën e tyre në mbrojtje të Teatrit Kombëtar. Kundër ligjit, ka vepruar Sandër Lleshaj dhe policia politike që ky ministër e kthehu në organizatë mafioze.