Braimllari: Ta ndjekim këmba-këmbën Ramën! Nuk ka më mëshirë

Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, Endrit Braimllari, bën thirrje për mosbindje civile. Këtë ai e sheh si një formë kundërpërgjigjeje ndaj kryeministrit Edi Rama dhe kryebashkiakut Erion Veliaj për shembjen e Teatrit Kombëtar. ”Me armë, automatik në dorë për të shtypur artistët, për të shtypur artistët. Ma tha zotëria shumë qartë, e kuptoni ku ka përfunduar, të jetë i bindur Rama se me mënyrën se si ka vepruar sot, ashtu do të veprojmë kundër Ramës. Nuk ka më mëshirë për Ramës, është person non grada, ka dhunuar fjalën e lirë, nënat e këtij vendi, kryeministër frikacak. Mosbindje Civile, ta ndjekim këmba këmbës Ramën. Tirana nuk ka nevojë për një kryetar lëpirë, me sjelljen e tij është vepruar në kundërshtim me ligjin, grup i strukturuar kriminal që do marrin goditjen e merituar nga populli”.

SHKARKO APP